Arvizu: Tani imuniteti, ndryshimet e tjera në shtator

Ai zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë, ku ka diskutuar pikërisht për këtë çështje.
“Është shumë e rëndësishme heqja e imuniteteve, por është e rëndësishme të merren edhe masa të tjera gjithashtu si në fushën e gjyqësorit dhe në zgjedhjen e Prokurorit. Për sa i përket kohës së mjaftueshme, është e rëndësishme të ndërmerren, por ato janë në dorën e shqiptarëve. Për sa i përket draftit të ndryshimeve, ato bazohet në themelin e rekomandimeve të PACA-s dhe EURALIUS vitin e shkuar. Gjithashtu, më ka bërë shumë përshtypje diskutimet e hapura dhe të gjata gjatë ditës së shtunë”, theksoi Arvizu.
Ai tha se Bashkimi Evropian është përfaqësues nga PACA-s dhe EURALIUS, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfaqësuar zyrtarisht, por theksoi se “ne i mbështesim plotësisht propozimet e tyre”. “Ne shpresojmë sinqerisht që dy partitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën që të mund të përfshijnë rekomandimet e bëra. Dhe gjithashtu të mund të hartohet një draft që të ketë të pranishëm të gjitha propozimet dhe të jetë i pranueshëm nga të gjitha partitë. Do të theksoja se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht heqjen imuniteteve me të cilën është abuzuar në të shkuarën, por kjo është vetëm një hap”, nënvizoi ai. Diplomati amerikan tha se duhet të merren hapa të tjerë për gjyqësorin dhe prokurorinë.
I pyetur nëse edhe kësaj here kishte vënë bast se klasa politike shqiptare do të dështonte në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Arvizu tha se “kishte marrë mësim”. “Para se të gjithash ka marrë mësim dhe nuk do të vë më bast. Për sa i përket 6 gushtit do të thoja atë që theksova më parë, debati është fokusuar në një themel të shëndoshë”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2012-07-23 12:36