E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk mund të ketë arnim të Kushtetutës në gusht

Deklaratat e tij u bënë pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, ku ka biseduar për këto çështje.

“Kemi folur për nismën tonë, për arsyet e propozimeve tona, për mundësinë e një diskutimi të hapur për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe për vendosmërinë e plotë të opozitës, pa diskutuar se imuniteti duhet të kufizohet, çështja e ndryshimit të Kushtetutës imponon një proces që opozita do të zhvillojë deri në fund. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as për të bërë pazar në këtë proces, por vendit i duhet një reformë kushtetuese për efektivitetin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën ndaj korrupsionit. Jemi dëshmitarë që korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe i ka rrënjët e shtrira tek qeveria. Jemi dëshmitarë po ashtu që sa herë që çështjet të një rëndësie madhore, që imuniteti as nuk ka qenë pengesë dhe heqja e tij nuk ka garantuar drejtësi. Partia Socialiste nuk do të arnojë Kushtetutën në gusht dhe të bëjë arnime të tjera në shtator. Ne duhet të zhvillojmë konsultime të gjera për të kryer ndryshimet kushtetuese”, theksoi Rama.

Ai shtoi se është momenti për t’i dhënë një shans të ri Shqipërisë. “Ky është një moment për t’i dhënë një shans të ri vendit për statusin e vendit kandidat. Jemi të gatshëm të mos mbetemi në një debat shterpë për imunitetin, por debat për ndryshime kushtetuese që ndajnë pushtetin politik nga pushteti gjyqësor”, vijoi. Ai ftoi mazhorancën të bashkëpunonte në këtë drejtim, ndërsa akuzat e demokratëve i konsideroi të neveritshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-07-23 12:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›