Berisha: Rama synon Kushtetutë bllokuese

Berisha e konsideroi poetin, themeluesin e nacionalizmit modern shqiptar. Më pas, grupit parlamentar mbajti një minutë heshtje për nderë të Podrimes.
Më pas, fjala iu kushtua heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë dhe deputetët, ku Berisha akuzoi liderin e opozitës se po synon të bllokojë këtë proces, duke e lidhur me ndryshime të tjera kushtetuese. Sipas Berishës, Partia Demokratike ka bërë shumë lëshime duke iu afruar draftit të opozitës.
“Të gjitha variantet tona kanë qenë nëpërmjet ndryshimit të ligjeve organike, në mënyrë që Kushtetuta të mos prekej. Por, e vërteta është që opozita që në fillim, në vitin 2005, kërkoi që ndërhyrja të bëhej nëpërmjet Kushtetutës. Partia Socialiste nuk lëvizi nga pozicioni i saj, por lëvizëm ne. Ata të cilët bllokojnë sot heqjen e imunitetit, i befasoi lëvizja e jonë, pasi ata mendonin se ne si shtetarë që jemi, duhet të kemi imunitet. Lëvizja jonë opozitarët i nxori tërësisht të pambrojtur. Këtu fillon kapitulli tjetër, ku pas lëvizjes sonë, z. Rama ndërmori qëndrimin bllokues për heqjen e imunitetit me ndryshime kushtetuese. Transparenca mbron nga keqbërjet dhe lehtëson punët e drejtësisë. Ajo që është bizare, është fakti që z. Rama e lidh me pazare për drejtësinë me heqjen e imunitetit. Rrëzimi i murit të imunitetit që po kërkohet nga institucioni i akuzës lehtëson hetimin”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se kërkesat e kreut socialist për të bërë ndryshime të tjera, në të vërtetë kërkojnë të opozita të marrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Gjykatës së Lartë, Prokurori i Republikës dhe gjyqtarët të emërohen nga Presidenti. “Kjo do të thotë ose zgjedhje e tyre nga zyra e Fidelit. Ju garantoj se në rast se ne do të bënim këto hapa, kërkesa tjetër që do të kërkonte z. Rama është kryeministri me 84 vota. Këto janë standardet e tij, ku kërkon që të sundojë pakica. Ky është varianti i diktatit të pakicës mbi shumicën. Kjo është kategorike. Z. Rama, mban peng imunitetin për shkak të një kupole të ngushtë, 3-4 vetë në Partinë Socialiste, të cilët duke ditur qartë se me këtë kurs ajo parti i largohet horizontit të pushtetit me shpejtësi, duan ta diktojnë marrjen e pushtetit nga pakica nëpërmjet Kushtetutës bllokuese. Kjo praktikë është e papranueshme”, shtoi ai.
Kryeministri i kërkoi Ramës që të marrë parasysh interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të lërë mënjanë pazaret. “Të studiojë qartësisht tërë ecurinë e dialogut politik në këto vite. Në tërë historinë e këtij dialogu kemi pasur vetëm një qëllim: histori të përbashkët suksesi. Nëse kundërshtari, kur ne vijmë nga cepi dhe vijmë tek ai dhe nuk dëgjon zërin e ekspertëve ndërkombëtar, sigurisht që ne nuk mund të biem dakord. Kë mbron ai me imunitetin? Ministrat e qeverisë, apo gjykatësit që nuk iu lë gjë pa thënë. Mbron një kupolë të caktuar brenda partisë së tij sepse shumica e deputetëve e kanë të vështirë të dalin para zgjedhjeve dhe t’iu thonë se nuk do të votojnë heqjen e imunitetin. E ftoj z. Rama, që edhe një herë të amendojmë Kushtetutën për imunitetin dhe të vendos interesin e qytetarit para interesit të një kupole. Imunitetin e kërkon vetëm ai që do ta përdorë si mburojë për t’u pasuruar. I intereson vetëm atij që kërkon të përdorë strajcat me para për të marrë vendime të paligjshme”, vijoi.
Kreu i qeverisë tha se më 6 gusht duhet të miratohet me konsensus heqja e imunitetit, ndërsa i kërkoi dy relatorëve për këtë çështje, përkatësisht Edi Paloka nga PD dhe Pandeli Majko nga PS-ja, që të vazhdojnë takimet intensive për të dalë në një draft të përbashkët. /S.Ll/Start/
2012-07-23 13:58