Halimi: Imuniteti pengesë kundër korrupsionit

Kreu i kësaj ministrie, Eduard Halimi e konsideron imunitetin pengesë për luftën kundër korrupsionit në të gjitha fushat, përfshirë edhe gjyqësorin.
"Imunitet zero për çdo çështje korruptive. Heqja e imunitetit sigurisht përfshin çdo mbrojtje që mund t'i vijnë zyrtarëve të këtij vendi, në momentin që veshin kostumin e zyrtarit apo gjyqtarit. Kjo mbrojtje dhe kjo koracë duhet të bjerë si një masë e fortë antikorrupsion", deklaroi Halimi.
Ministri Halimi e konsideron këtë ndër reformat kryesore dhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian. "Është një reformë shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Halimi. /Start/
2012-07-23 15:28