Meta: “Imuniteti” në gusht shton shanset e integrimit

“Janë të gjitha mundësitë që në datën 6 të realizohet ky votim dhe të plotësohet një kërkesë e kahershme, por sidomos së fundmi e theksuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar dhe që do të maksimalizonte të gjitha shanset e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat. Janë të gjitha mundësitë. Është e gjithë koha për këtë gjë”, theksoi ai për mediat.
Ai shtoi se është me rëndësi të gjendet një zgjidhje dhe se qëllimi i LSI-së ka qenë shtyrja e procesit përpara. Meta shtoi se miratimi në gusht i heqjes së imunitetit do të shtonte mundësinë për marrjen e statusit. “Mendoj se është plotësisht e mundur që gjithçka të realizohet deri në 6 gusht. Data natyrisht nuk është ajo më e rëndësishmja, por edhe datat kanë rëndësinë e tyre, sidomos në raport me një proces, i cili absolutisht kërkon një progres më të shpejtë, më të dukshëm dhe më të matshëm. 6 gushti do të ndihmonte shumë për të maksimalizuar shanset e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat”, vijoi.
Për këtë arsye, ai kërkoi që opozita të jetë më bashkëpunuese dhe të gjithë përmes një bashkëpunimi më të ngushtë të realizojmë këtë objektiv, që në parim duket që është i përbashkët. /Start/
2012-07-23 15:48