E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Të hiqet imuniteti për gjyqtarët. Duhet ti rezistojnë tundimit të parave

Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në konferencën që është duke u organizuar për drejtësinë, ka folur me tone kritike ndaj gjyqtarëve. Sipas tij, është e papranueshme që këta të fundit kanë imunitet. Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se për një drejtësi të mirë, gjyqtarët duhet ti rezistojnë tundimit për të marrë para.

Gjyqësorit duhet të jetë i lirë nga politika, ajo kërkon edhe integritet personal. Nevoja për t`i rezistuar tundimit të parasë dhe ndërhyrjes së miqve dhe familjarëve është e rëndësishme. Asnjë hetim s`mund të zhvillohet pa hequr imunitetin. Nëse doni të përmirësoni perceptimin e publikut, atëherë hiqni imunitetin ndaj zyrtarëve në politikë apo gjyqësor, sidomos nga procedimi penal, tha Arvizu.

Çfarë kuptojmë me drejtësi efektive, drejtësia me barazi përpara ligjit. Drejtësia efektive kërkon që ligji të jetë i drejtë, i shkruar mirë dhe i qartë. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësor është mënyra më e mirë që qytetarët të zgjidhin problemet e tyre. Pika e parë për drejtësinë efektive është transparenca, e cila është thelbësore për qytetarët. Pika e dytë është pavarësia e gjyqësorit, e cila kërkon integritet personal të gjyqtarëve dhe nevojë për ti rezistuar tundimit të parasë, vijoi më tej ai.

Sipas Arvizu, përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë: Gjithkush është i njëjtë para gjykatës, pavarësisht lidhjeve politike, pasurisë apo racës, etnisë dhe ideologjisë. Kjo kërkon edhe një proces të rregullt ligjor. Ligji i shkruar drejt duhet të zbatohet drejt. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësori është më i miri për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›