E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Ndreca: Po më mbajnë nën survejim

Share

Gjergj Ndreca, i mbijetuari i Spaçit, që është personazh në media kohët e fundit, për shkak të kërcënimeve ndaj disa prej ministrave, deklaron se është duke u mbajtur nën survejim nga strukturat e shtetit.

Sa herë dal në derë të shtëpisë, dy veta flasin në radio: Graniti doli përjashta. Kur shkoj në lokal për të pirë kafe, qoftë me shokun më të thjeshtë, komunikohet me radio në emrin tim, nga persona që janë gjithmonë civilë, tregon Ndreca, i cili sqaron: Jo se më është bërë ferra Ibrahim. Kam edhe telefonata anonime, që do ti verifikojë prokuroria, që më thonë: Tërhiqu nga forca politike! Mos u merr me këto gjëra! Sepse ne jemi bijtë dhe nipat e atyre që kanë dhënë prova

Ai thotë se këto probleme kanë filluar prej më shumë se dy javësh, por deri më sot nuk është ankuar kurrkund. Do të ankohem tek Avokati i Popullit me shkrim e me gojë. Do ankohem edhe te kryetari i SHISH-it, Bahri Shaqiri, thotë Ndreca, i cili vetëm në polici nuk ka ndërmend të shkojë për tu ankuar. Jam në gjykatë më 15 maj dhe do ta ngre aty shqetësimin edhe për këto gjëra, thotë ai për Shqip.

Ndreca, që pritet të zyrtarizojë partinë e ish të përndjekurve politikë më 22 maj, thotë se nuk ka frikë. Do të trembesha po të më kishte zënë ndonjë gur në Spaç e në Qafë të Barit, në galeritë e Enver Hoxhës, por jo sot që Zoti më ka falur katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë, thotë Ndreca.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›