E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Udhëheqësit politikë të ruajnë hovin bashkëpunues

19-11-2011 / Gazeta 55

Konsensusi parlamentar për reformën zgjedhore, Ambasada e SHBA përshëndet marrëveshjen PD – PS


Ambasada e SHBA në Tiranë ka vlerësuar pozitivisht votimin në parlament, të projektvendimit “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore” si dhe kalimin me konsensus të ligjeve me shumicë të cilësuar. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar. Më tej, ajo thekson se nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv. Konsensusi PD – PS është përshëndetur edhe nga ambasadorët Ëollfarth dhe Sequi. Kreu i prezencës së OSBE-së e cilësoi marrëveshjen mes dy partive të mëdha, si gjetjen më të mirë, për të bërë reformat dhe afruar Shqipërinë me BE. “Shqipëria ka zgjedhur të ndërmarrë një rrugë konstruktive përpara. E mirëpres vendimin zyrtar të Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore dhe përgëzoj të gjitha palët politike për angazhimin e tyre në dialogun e nevojshëm ndërpartiak për arritjen e këtij vendimi. Ky është një fillim inkurajues”, tha Ëollfarth. Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili ndoqi nga afër seancën parlamentare të së enjtes tha se “aty u shënua një ditë pozitive për parlamentarizmin, teksa mazhoranca dhe opozita morën përgjegjësitë që u takojnë në drejtim të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›