E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ata janë horra. Kastriot Islami: Mos i dëno, edhe pse më kërcënuan (megjithatë deputetët e PS u dënuan)

islami(E PERDITESUAR)- Menjëherë pas votimit pro në Kuvend, dy deputetë që dikur ishin pjesë e Partisë Socialiste, dolën përpara kolegëve demokratë për të argumentuar votën e tij pro.

I pari doli Asllan Dogjani, që tha se ka votuar pro shkarkimit të Muhos, pasi ai ka liruar një kriminel të rrezikshëm, të dënuar për vrasje.

Fjalimi i tij, sidomos pjesa kur fliste kundër Ramës, u prit me duartrokitje në sallë nga kolegët demokratë.

Më pas doli Kastriot Islami, që më së shumti u mor me faktin se si do humbasë Rama.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se do mblidhet byroja për të dënuar deputetët socialistë që kërcënuan Kastriot Islamin.

Do i dënojmë ata horra që kërcënojnë deputetin në sallë, tha Topalli.

Por ishte vetë Islami që i kërkoi asaj që të mos i dënonte kolegët socialiste, duke i thënë që të mos merrej me ta edhe pse e kërcënuan.

Megjithatë, deputetët socialistë u dënuan.

“Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, në mbledhjen e datës 15.04.2013, mori në shqyrtim veprimet e dhunshme të deputeteve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, Arben Çuko dhe Sajmir Tahiri. Këta deputetë me veprime të dhunshme tentuan të pengonin deputetët që të ushtronin funksionin e tyre kushtetues për të votuar çështjet e rendit të ditës.  Deputetët e mësipërm ju morën kartat e votimit, tre deputetëve.

Veprimet e mësipërme të dhunshme për të mos lejuar deputetët për të votuar, u shoqëruan edhe me kërcënime e fjalë fyese ndaj këtyre deputetëve.

Pas vlerësimit të këtyre rrethanave, në unanimitet, Byroja e Kuvendit mbështetur në nenin 65 pika 2 të Rregullores vendosi ndalimin për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në Komisione të deputetëve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe për deputetin Sajmir Tahiri për 14 ditë,” thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›