E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu dhe Topi së bashku në Elbasan, homazhe dhe dekorime

Në teatrin Skampa të qytetit  të Elbasanit u zhvillua ceremonia e betimit të grupit të ri të 43 Vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes në vendin tonë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në fjalën e marrë me këtë rast kryetari i baskisë, Qazim Sejdini shprehu falënderimet e veçanta për ambasadorin, presidentin dhe vullnetarët e Paqes dhe ka përfituar nga rasti që të përcjellë edhe njëherë ngushëllimet për viktimat e aksidentit. Një nga vullnetarët tha ai do të punojë në bashkinë e Elbasanit.

Ndërkohë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka kujtuar fillimisht djegjen e teatrit skampa për tu ndalur në lajmin e tragjedisë së 21 majit.

Lajmi i keq i kësaj të hëne na përfshiu të gjithëve. Unë mendova për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe u luta perëndisë që të mos ishin prekur nga kjo tragjedi ato familje që takova disa javë më parë këtu në Elbasan. Por edhe pse nuk ishin të tyre këto vajza ishin të një familje, mbesa të dikujt. Shpresoj përmes veprave tona ne të mund tju tregojmë se nuk ka mik më të besueshëm që Shqipëria ka sesa Amerika. Ju keni përjetuar gëzime e tani pëjetoni këtë dhimbje, tha Arvizu.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i cili ka përcjellë edhe një herë ngushëllimin për familjet e studentëve të aksidentuar. Zoti ju dhëntë forcë në përballimin e kësaj tragjedie. Duke i bërë thirrje pedagogëve dhe strukturave jo vetëm universitare me shumë përkujdesje të mbijetuarat të kenë një suport të mjaftueshëm për ta kaluar sa më lehtë këtë shok psikologjik.

Presidenti gjithashtu i ka dhënë urdhrin Nënë Tereza vullnetarëve të korpusit të paqes në vendin tonë. Urdhri i është dorëzuar drejtorit të këtij korpusi Hill Denham. Pas himnit kombëtar të kënduar nga Kastritot Tusha është dorëzuar në një ceremoni solemne. Sikurse Nënë Tereza la vendin e saj për të shërbyer me një vend tjetër vullnetare, ashtu dhe ju shërbeni në territorin e Shqipërisë duke i shërbyer progresit të vendit tonë.

Në vitin 50 i aktivitetit të Korpusit të Paqes i ngritur që nga viti 1961 nga presidenti John Kenedy. Ky është grupi i 15 i vullnetarëve që operojnë në vendin tonë. Programet e këtij grupi filluan në vendin tonë në vitin 1992 dhe që nga ajo kohë kanë dhënë kontribut rreth 400 vullnetarë duke ndihmuar komunitetin në fusha të ndryshme. Në mbarë botën aktualisht veprojnë 10.000 vullnetarë dhe që nga viti 1961 mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në 139 vende të botës.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu hoamzhe në nderim të viktimave

Arvizu homazhe në Universitet

Ambasadori gjithashtu ka përcjellë edhe një mesazh ngushëllimi teksa është gjunjëzuar para fotografive të 11 vajzave të aksidentuara të hënën në Himarë. Dua të them se nuk flas vetëm në emër të stafit të ambasadës në Shqipëri, por në emër të të gjithë amerikanëve. Jemi thellësisht të trishtuar që njerëz të rinj kaq të bukur kanë humbur jetën në këtë mënyrë.

Dhimbja është kaq e madhe saqë është e papërfytyrueshme për tu mbajtur paramendoni ju që keni pasur mundësi ti njihni këta njerëz. Lutem për shpirtat dhe ngushëllojmë familjet e tyre.

Jam mirënjohës që shumë kanë mundur të mbijetojnë dhe lutemi për një shërim të shpejtë të tyre. Më ka bërë shumë përshtypje që si populli është ndjerë për këtë aksident të tmerrshëm. Ndoshta kjo është trashëgimia që shohim të gjithë. Të gjithë njerëzit u bënë njësh në këtë tragjedi. Sërish edhe një herë ngushëllimet e mia më të thella. /Baradha Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›