Policia kryen disa arrestime për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës, foto arkiv
Policia e Tiranës ka kryer ndalimin e disa personave ditën e djeshme, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në Kamzë, u bë kapja e shtetasit në kërkim Xhemal Beqiraj, 20 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.
Nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimi penal për shtetasit : Altin Metko, 38 vjeç dhe Fatos Omeri, 47 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targe AA 352 AI, që drejtohej nga Altin Metko, u gjetën 20 copë bateri me etiketë me mbishkrimin BANNER, ndërsa gjatë kontrollit te ushtruar në ambientin e biznesit të Fatos Omerit, u gjetën disa copë bateri të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu dje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Mehmeti, 29 vjeç, lindur e banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë pasi u kap ne flagrancë duke i vjedhur një çantën e një shtetaseje.
U ndalua edhe shtetasi, Skerdi Lako, 24 vjeç, lindur e banues në Sarandë i dënuar me 6 muaj burgim, për vjedhje.
Dje, në Rrugën e Kavajës u kap shtetasi Kataldo Lezhja, 20 vjeç, banues në Tiranë. I cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të Plagosjes së lehtë me dashje.
U ndalua shtetasi në kërkim Leonat Lleshi, 38 vjeç, banues në Tiranë i dënuar me 11 muaj burgim, për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë.