E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cilesia e universiteteve do te konsolidohet cdo vit

Kryeministri Berisha mori dje pjese ne perurimin e salles Silvano Pedrollo ne korpusin e Universitetit Politeknik ku u shpreh per zhvillimin qe ka marre arsimi i larte ne vend

Kryeministri Berisha deklaroi dje se arsimi vijon te jete prioriteti kryesor i qeverise qe ai drejton dhe se cilesia ne universitete do te konsolidohet cdo vit e me shume. Deklaratat Kryeministri i beri gjate perurimit te nje salle te re ne Universitetin Politeknik te Tiranes te financuar nga Silvano Pedrollo me emrin e te cilit do te emertohet salla e re. Dua te shpreh vleresimin tim dhe nderimin tim me te madh per rektorin dhe trupen akademike te Universitetit Politeknik per te gjithe perpjekjen e tyre te madhe per te transformuar arsimin e larte ne Shqiperi dhe Universitetin e Tiranes. Per qeverine shqiptare arsimimi eshte dhe mbetet perparesia me madhore dhe natyrisht eshte fusha me serioze pra edhe me e veshtira e me e rendesishmja ndash deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi Gjate ketyre viteve se bashku me boten akademike ne ia kemi dale te shenojme arritje historike ne rrafshin e sasise. Per kombin dhe vendin tim ky vit shenon nje moment shume te vecante e te rendesishem ne histori sepse 70 per qind e atyre qe mbaruan shkollen e mesme jane ulur ne bankat e universiteteve. Nderkohe jane bere perpjekje te medha nga bota akademike per tu pershtatur me kushtet e tregut jane hapur dege te reja jane ndryshuar kurrikula jane ndertuar laborator te rinj por une jam absolutisht i vetedijshem se mbeshtetja duhet te jete shume me e madhe e do te jete. Ashtu sic rendem me vendosmeri te madhe drejt ketyre treguesve tani se bashku do te rendim drejt cilesise dhe une kam shume besim se cdo vit ne do tia dalim te konsolidojme cilesine ne universitetet tona. Ora globale eshte ora me te cilen ne duhet te ecimme cdo kusht ndash tha Berisha.

Kryeministri theksoi nevojen e nderthurjes se arsimit shqiptar me ate evropian cka eshte lehtesuar tashme me liberalizimin e vizave me vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ai theksoi se do te vijoje te mbeshtese nepermjet bursave te gjithe studentet qe fitojne te drejten e studimit ne 15 universitetet me te mira ne bote.

Sot ne ecim drejt Bashkimit Evropian. Heqja e vizave ka qene nje ngjarje historike per shqiptaret por para se gjithash per ju pedagoget e pedagoget profesoret nxenesit e studentet sepse tani ju keni mundesi te ndermerrni bashkepunimin me te ngushte me te suksesshem me universitetet me te mira te Evropes e botes. Bashkepunim qe perben nje kusht themelor nje leve shume te fuqishme per ne per te realizuar nje cilesi gjithnje e me te madhe ne universitetet tona. Qeveria eshte e vendosur tju mbeshtese te mbeshtese studentet e studentet qe fitojne te drejten per te ndjekur 15 universitet me te mira te botes te mbeshtese cdo doktorate e master ekstra universitar ne universitete me te mira tju mbeshtese me ftesat qe do tu beni universiteteve e akademikeve te vendeve tjetra tju mbeshtese ne programet e studimeve e kerkimeve shkencore ndash tha Kryeministri.

Perurimi i salles se re u be ne pranine e donatorit Silvano Pedrollo dhe te ambasadorit italian ne Shqiperi z. Saba DElia. Kryeministri Berisha falenderoi zotin Pedrollo per kontributin e tij per transformimin e kesaj salle ne nje auditor me stil evropian. Gjate karrieres sime pedagogjike dhe si politikan - u shpreh Kryeministri - kam hyre shume here ne kete salle e kam takuar shume here miqte e mi ketu por transformimi qe i keni bere kesaj salle eshte i mrekullueshem. Deri para ketij transformimi kjo salle ishte e stilit totalitar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›