E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu në Kukës, kreu i Bashkisë: Noka krijon probleme me eskortën e tij gjatë fushatës

KUKES-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu kreu sot në Kukës një takim me të rinj që u drejtohen për herë të parë kutive të votimit.

Në takim e shoqëroi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, z.Hasan Halili që i theksoi ambasadorit amerikan një shqetësim gjatë fushatës elektorale lidhur me Ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.

“Ministri i Brendshëm, Flamur Noka krijon probleme me eskortën e tij”, mësohet të jetë shprehur Halili.
Kreu i Bashkisë theksoi se Noka duhet të distancohet nga veprimet e policisë.

Ndërsa Arvizu vuri në dukej se ‘Qytetarët dinë të zgjedhin vetë dhe se nuk kanë nevojë për shantazhe”.
Po kështu ambasadori amerikan theksoi se vizitoi Kukësin pikërisht që të njihet më nga afër me situatën ekonomike, politike e zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›