E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 persona të maskuar grabisin me armë zyrën elektorale të LSI në Shkodër

SHKODËR- Grabitet me armë një nga zyrat elektorale të LSI-së (në rajonin numër 5) në qendër të qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45 minuta. 

Anëtarët LSI-së, kanë bërë të ditur se dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol dhe sende të tjera personale me vlerë që ndodheshin në zyrë.

Pas grabitjes personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që anëtarët e LSI-së kanë lajmëruar menjëherë policinë. 

Menjëherë është ngritur grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që edhe kandidati i parë në listën e LSI –së për qarkun e Shkodrës Agron Çela dhe koordinatori Gëzim Podgorica kanë shkruar në zyrën ku ndodhi incidenti. 

NORA MALAJ: NGJARJA BANALE
Ora 11:47 Kandidatja e LSI-së në Shkodër, Nora Malaj ka reaguar lidhur me ngjarjen. Ajo u shpreh se nuk dëshiron ta cilësojë këtë ngjarje si një incident elektoral, por një ngjarje banale.

Malaj u bëri thirrje përfaqësuesve të LSI kudo në vend, që të mos tremben nga akte te tilla, por të vijojnë punën e tyre, ashtu sic e kane nisur.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›