E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy termete te fuqishem ne Indonezi

Indonezia jep alarmin për tsunami pasi dy tërmete të fuqishëm goditën provicën Aceh në brigjet e Indonezisë. Tërmeti me magnitude 8.6 ballë goditi fillimisht zonën dhe pak orë më pas u ndje një tjetër tërmet me magnitudë 8.3 ballë. Qendra për paralajmërimin e tsunameve në Paqësor ka paralajmëruar autoritetet kombëtare përgjatë oqeanit Indian të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Deri tani nuk ka raportime për dëme apo të lënduar. 
Presidenti i vendit ka bërë thirrje për qetësi dhe ka thënë se fatmirësisht nuk raportohen dëme. Megjithatë kjo nuk ka ndalur banorët të dalë në rrugë të frikësuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›