Pogradec, gjendet trupi i pajetë i një 55-vjeçareje në liqen

Gjendet kufoma e një 55-vjeçareje në liqenin Porgradecit. Mësohet se trupi i viktimës është gjetur nga pushuesit në breg të liqenit, të cilët kanë lajmëruar dhe organet përkatëse.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur edhe identifikimin e viktimës, ku raporton se trupi i pajetë i përket shtetases Çelike Rakipllari, 55 vjeçe e cila ka vendosur t`i japë fund jetës duke u vetëmbytur.
Nga të dhënat paraprake rezulton se rrethana familjare e kanë shtyrë 55- vjeçaren të shkojë drejt aktit fatal, pasi vetëm pak muaj më parë i kishte vdekur i biri, ndërsa bashkëshorti i saj vuante një dënim prej 25 vitesh në burg për vrasje.