Arvizu rrëfen jetën: Kam dashur të bëhem mësues
Ambasadori i SHBA, Arvizu, rrëfen jetën dhe karrierën e tij nga shkollimi e deri tek emërimi i tij në Tiranë. Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin Opinion në TV Klan, Arvizu ka komentuar edhe WikiLeaks-in, paktin e Ramës dhe debatet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Blendi Fevziu: Jeni ndjerë komod këtu?
Ambasadori Arvizu: Po, shumë. Siç mund ta shihni, kemi disa gjëra nëpër mure, por shumica e gjërave tona nuk janë ende këtu. Kështu që këto janë vetëm disa. Keni dëshirë tjua tregoj?
Kjo është Juki. Ajo dhe gruaja ime, mbërritën para një muaji. Këtu ka qenë pak më e vogël. Por, siç mund ta shohësh, ajo është shumë aktive, edhe kur ishte më e vogël.
Blendi Fevziu: Në cilin vit jeni martuar?
Ambasadori Arvizu: U martuam në vitin 2000, janar 2000.
Blendi Fevziu: Në Shtetet e Bashkuara?
Ambasadori Arvizu: Në Uashington
Blendi Fevziu: Keni një shef kuzhine?
Ambasadori Arvizu: Po, kam një shefe në fakt, e cila ka punuar këtu prej 12 vitesh. Kemi dhe një kujdestar shtëpie. Ata shkojnë shumë mirë dhe kanë punuar bashkë për shumë ambasadorë, bashkë me menaxherin e rezidencës. Pra, stafi i Ambasadës është shqiptar.
Blendi Fevziu: Dhe çfarë ushqimi hani zakonisht, amerikan apo ndërkombëtar?
Ambasadori Arvizu: Na pëlqen që ti përziejmë pak. I përziejmë. Gjysmë kështu, gjysmë ashtu. Ajo është një kuzhiniere shumë e mirë.
Blendi Fevziu: Po ju vetë, çfarë preferoni?
Ambasadori Arvizu: Mua më pëlqen të ha çdo lloj gjëje, por doktori më ka thënë së fundi që duhet të kujdesem pak më shumë për shëndetin tim. Kështu që hamë pak më tepër peshk, fruta dhe perime, gjë që më pëlqen. Po mish, do të doja të mundja të haja pak më shumë mish të kuq.
Blendi Fevziu: Kam dëgjuar se keni ngrënë drekë a darkë me Ismail Kadarenë dhe familjen e tij. Këtu, apo jashtë?
Ambasadori Arvizu: Jo, kemi qenë në restorant. Ishte një restorant që e zgjodhi Remzi Lani, nuk e mbaj mend, por ishte një restorant tradicional shqiptar shumë i këndshëm.
Blendi Fevziu: I njihni librat e Kadaresë?
Ambasadori Arvizu: Kam lexuar shumë rreth tij, dhe kam disa libra në zyrën time. Romanin Kështjella, i cili mu dha nga stafi shqiptar, dhe kam filluar ta lexoj. Më duhet ti lexoj të gjithë. E kam fjalën
Blendi Fevziu: Ishte interesant takimi me të?
Ambasadori Arvizu: Shumë. Po e prisja me shumë interes. E dini? Kisha dëgjuar kaq shumë për të para se ta takoja. Mendoj se ai u tregua shumë i sinqertë me mua dhe do të doja të darkoja përsëri me të…
Blendi Fevziu: Po, absolutisht! Të flasim për hollin kryesor.
Ambasadori Arvizu: Po. Ky është holli kryesor. Gruaja ime En, është nga Seint Luis. Ajo kalon shumë kohë në shtëpi. Dhe këtu do të shihni shumë gjëra që të kujtojnë Seint Lusin ose Çikagon. Ky quhet Profeti i Mbuluar nga Panairi i Botës në Seint Luis, mbi 100 vjet më parë. I pëlqen që të koleksionojë këto lloj gjërash.
Blendi Fevziu: Çfarë keni studiuar ju, z.ambasador?
Ambasadori Arvizu: Kam ndjekur Shkollën e Studimeve të Huaja, kështu që është një diplomë në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Xhorxhtaun ka një universitet jezuit, me fushë të gjerë studimi dhe me një theks të madh në artet liberale: qeverisje, histori, ekonomi, gjuhë të huaja, letërsi. Është një universitet shumë i mirë. Ruaj ende shumë lidhje me shkollën time.
Blendi Fevziu: Jeni i kënaqur me karrierën tuaj?
Ambasadori Arvizu: Absolutisht. Nuk do ta ndërroja me asgjë. Kisha menduar të bëhesha mësues për shkolla të mesme, sepse më pëlqen të merrem me adoleshentë, të flas me ta dhe ti përgatis për jetën para. Por kjo ka qenë një karrierë e mirë.
Blendi Fevziu: A nervozoheni ndonjëherë kur dëgjoni që njerëzit që janë duke folur për ju si ambasador i SHBA, apo duke ju kritikuar?
Ambasadori Arvizu: Kur mbërrita në fillim, në javët e para, e kuptoja që njerëzit bënin shumë komente Isha pak nervoz, por tani jam mësuar paksa me këtë. Nuk mendoj se mund të mësohesh totalisht, por tani them ok. kur kam folur në aksh konferencë apo intervistë.
Blendi Fevziu: Ju diskutuat para disa ditësh në programin e Ilva Tares për një celulë antiamerikane. Ishte serioze?
Ambasadori Arvizu: Epo
Blendi Fevziu: Mediat kanë shpenzuar orë të tëra mbi këtë temë
Ambasadori Arvizu: Ok., kanë qenë plot, siç themi ne. Artikulli i z. Zheji u riprintua dhe u daunlodua në masë, por përsëri ajo që vura unë në dukje ishte se nuk ka një celulë që mendon për mënyrat se si të kritikojë Shtetet e Bashkuara Jo, kjo nuk është ajo që doja të thosha fare. Por u mundova të përshkruaj atë që e shoh si antiamerikanizëm, në varësi të rrethanave politike mund të ketë një përpjekje për të dhënë detyra të caktuara, për të dalë në publik. Dhe ka interesa biznesi, liderë politikë, të cilët janë përgjegjës për këtë. Dhe kjo është e ndryshme nga një opinionist që sheh një koment që kam bërë unë dhe thotë do ta kritikoj këtë, ose nuk jam dakord me këtë. E përsëris, kjo është e natyrshme. Po flas për diçka të natyrshme krahasuar me diçka të panatyrshme. E natyrshme është: nuk jam dakord me atë që ka thënë Arvizu dhe do ta kritikoj. Ose, përsëri, mendoj se qëndrimi i tij është i gabuar, jam dakord. Por, unë po flas për diçka që është më e organizuar dhe e drejtuar.
Blendi Fevziu: Keni informacion për këtë?
Ambasadori Arvizu: Kam informacion për këtë. Dhe kur dikush thotë ja ku i ke 100 euro, dhe kjo është ajo që duhet të thuash. Për mua, ky është aktivitet i drejtuar po ta krahasosh me dikë që thotë: unë nuk jam dakord me atë që ai tha.
Blendi Fevziu: Dhe kur e drejton këtë?
Ambasadori Arvizu: Mund të vijë nga drejtime të ndryshme, në varësi të rrethanave.
Blendi Fevziu: Politike apo biznesi, apo të dyja bashkë?
Ambasador Arvizu: Mendoj se ka një sinergji të natyrshme midis të dyjave…
Blendi Fevziu: Për interesa vetjake? Sepse, personalisht nuk mendoj se kjo është në interesin e Shqipërisë
Ambasadori Arvizu: Përsëri, mendoj Nëse do të më duhej të bëja hamendësime, mund të ketë grupe të ndryshme që e bëjnë këtë në momente të caktuara. Ndoshta ata mendojnë se në mënyrën e tyre, janë duke promovuar një interes të caktuar, apo një mënyrë të caktuar, por kjo më duket pak e pahijshme. Është e pandershme. Nëse ke një problem, më telefono, telefono Ambasadën. Mund të ulemi dhe të flasim për këtë. Nuk kemi nevojë për një fushatë shpifjesh në media. Kjo nuk është mënyra me të cilën unë operoj. Nëse unë kam problem me dikë, unë shkoj dhe e kontaktoj atë drejtpërdrejt.
Blendi Fevziu: A e mendoni këtë sepse Shqipëria shihet si vendi më pro-amerikan në rajon, ky lloj kriticizmi mund të shihet si problematik?
Ambasadori Arvizu: Epo, e dini
Blendi Fevziu: A jeni të sigurt se është e organizuar ose e drejtuar?
Ambasadori Arvizu: Nuk ka absolutisht asnjë dyshim në mendjen time. Por, paralelisht, nuk dëshiroj ta nxjerr jashtë përpjesëtimit. Sërish dua të ritheksoj se i ashtuquajturi kriticizëm, organik ose natyral, jo vetëm që është në rregull, por është faktikisht i mirë. E kam thënë këtë përpara dhe e kam sinqerisht: ndihem jo mirë kur dëgjoj shumë gjëra të tilla, si Amerika, shkëlqyeshëm kjo, Amerika, shkëlqyeshëm ajo. Jo. Edhe në Ambasadë njerëzit do të thonë: Ajo që ju keni bërë ishte e shkëlqyer. Kjo është e këndshme. E dini, egoja ime e vlerëson këtë, por unë kam nevojë për dikë që të jetë i sinqertë me mua. Pasi e vetmja mënyrë pë