Blank injoron Shqipërinë: Decizive është me Bosnjen
TIRANE- Trajneri i Francës Loran Blank ka deklaruar se do të kërkojë fitoren dhe lojën e bukur në dy ndehsjet e fundit të eliminatoreve të Europianit 2012, ndaj Shqipërisë dhe Bosnjes. Në një konferencë shtypi dhënë dje në Paris, tekniku i "Gjelave" është shprehur tepër optimist për kualifikimin, ndërkohë që ka bërë të ditur se në skuadër do të thërrasë edhe Bafetimbi Gomis, sulmuesin e Lionit që po kalon një formë të shkëlqyer. Por, Blank ka injoruar në maksimum kombëtaren shqiptare, duke u shprehur se ndeshja decizive është ajo me Bosnjen. "Jemi në një pikë kulminante të sezonit. Kemi edhe dy ndeshje dhe duhet t'i luajmë me kurajo, por gjithashtu duhet të jemi seriozë, pasi janë ndeshje ndërkombëtare - deklaroi trajneri i Francës. - Duhet të marrim dy fitore, por edhe të gjejmë lojën e bukur. Gjithsesi, ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Bosnjes", shtoi ai. Franca ndërkohë ka edhe probleme, siç është dëmtimi i pësuar nga Karim Benzema në ndeshjen e Champions League kundër Ajaksit. "Karim është pak i prekur nga ky dëmtim, - sqaroi Blank. - Ka bërë një rezonancë magnetike sot (dje) në mëngjes, por ende nuk e dimë shkallën e dëmtimit. Do ta marrim vesh në ditët e ardhshme", tha trajneri i "Gjelave".
Lista
Blank ka bërë të ditur edhe listën me të cilën Franca do të përballojë dy sfidat e radhës dhe ku bie në sy rikthimi pas dy vjetësh i Bafetimbi Gomis. "Ai është në një moment të artë. Edhe pse nuk u thirr në dy ndeshjet e fundit, Gomis ka vazhduar të luajë mirë dhe tani ka më shumë besim te vetja", shpjegoi Loran Blank. Një mungesë e rëndësishme ndërkohë do të vazhdojë të jetë Filip Mekses, që është ende i dëmtuar, por në qendër të mbrojtjes janë të gatshëm Adil Rami, Lorient Koshielni e Junes Kabul. Franca nuk e ka siguruar ende kualifikimin dhe për këtë arsye, Blank ka kërkuar nga futbollistët që të japin më të mirën në dy sfidat e radhës, për më tepër që emra si Riberi apo Nasri, duken në formë mjaft të mirë. "Do të jemi nën presion në këto dy ndeshje, pasi luajmë në shtëpi. E dimë që kemi sfida më të rëndësishme se disa skuadra të tjera, sidomos ajo me Bosnjen. Për mua, më mirë të kemi presion për të arritur diçka. Nuk e kemi arritur ende objektivin, kështu që kemi nevojë për fitore. Vetëm klasifikimi në fund do të na thojë nëse ia kemi arritur apo jo. Jemi të vetëdijshëm se gjithçka të mirë kemi bërë deri tani mund të na kthehet kundër nëse nuk kualifikohemi", deklaroi tekniku francez. Blank më pas ka lavdëruar Frenk Riberi, që po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij te Bajerni i Mynihut. "Frenk është duke u zbavitur dhe duke luajtur mirë, por shpresoj të ndjehet kështu edhe me Francën", tha ai.
(s.g/GSH/BalkanWeb)