E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama bllokues, në 2013 disfata e tij historike

ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit kryeministri Berisha sulmon kundërshtarin politik, Edi Rama, duke e akuzuar se me rolin e tij bllokues po dëmton interesat e shqiptarëve, dhe i bën thirrje për të gjetur konsensus për të punuar për zbatimin rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

I pranishëm në përurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan,  kryeministri tha "Ne flasim me vepra, opozita me bllokim".

Duke sulmuar drejtëpërdrejtë kryetarin e partisë më të madhe në opozitë  Berisha përsëriti akuzën se Rama është bllokues i çdo reforme.

“Rama është i famshëm për dështimet... Në 2013-tën, Rama po shkon drejt disfatës historike”. - tha Berisha duke iu referuar vitit që përkon me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
(vazhdon)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›