E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu shqiptarizohet, shkel Kodin Rrugor

TIRANE-Eshtë emëruar ambasador i Shteteve të Bash kuara të Amerikës më 10 dhjetor 2010, por edhe pse ka pak më shumë se një vit në Ti-
ranë, mund të quhet një njohës i mirë i aktivitetit tregtar, tip lokale, dyqane lodrash e së fundmi dhe librarive. Aleksandër A.Arvizu, njohës i mirë i politikave e ligjeve, është kapur “mat” duke shkelur pikërisht ligjin e riforcuar së fundmi, atë të Kodit Rrugor. Nëse hyn në korsinë e emergjencës apo parkon aty, gjoba është 3 mijë lekë shtuar edhe marrjen e makinës me karotrec, por sigurisht që Policia Rrugore me të parë flamujt nuk ka zbatuar ligjin, atë për të cilin shqiptarët paguajnë “qimet e kokës”. Kjo korsi i është rezervuar automjeteve të transportit publik si autobusa e taksi, si dhe autoambulancave, zjarrëfikseve, makinave të policisë, etj.
Në këtë set fotografish ekskluzive ne po ju sjellim prova të “shqiptarizimit” të ambasadorit Arvizu. Pamje të shkeljes së Kodit Rrugor: makina e tij dhe ato që e shoqërojnë kanë ndaluar në korsinë e emergjencës dhe të transportit publik, ndërsa autobusi kalon në rrugën kryesore bashkë me makinat e tjera, sepse “rrugën” e vet ia ka zënë Arvizu.
SHKELJA
Makina e ambasadorit Arvizu është fotografuar ditën e mërkurë e parkuar në një nga korsitë e rrugës së Unazës, që është parashikuar për kalimin e urbanëve të qytetit. Në fakt urbani i linjës së Unazës mesditën e së mërkurës u detyrua të ecë në korsinë tjetër, e jo para stacionit ku është parashikuar ndalimi. Kjo pasi vendndalimi ishte zënë prej makinës me targa diplomatike. Makina ishte parkuar para stacionit, shumë pranë qendrës tregtare Europian Trade Center dhe përveç saj të parkuara kanë qenë edhe dy makina të tjera, pjesë e eskortës që e shoqëron. Ky veprim jo vetëm që ka bërë të pamundur kalimin në këtë korsi, por siç mund të shihet edhe në foto ka detyruar autobusin të përdorë korsinë tjetër për të zbritur qytetarët. Sipas rregullores të qarkullimit rrugor në korsitë e urbanëve të qytetit është i ndaluar jo vetëm parkimi, por edhe kalimi i automjeteve të tjera përveç tyre.

(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›