E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthejnë grindjet në kongres. Islami Ramës: Ti je një komunist dështak


Kongresi i Partisë Socialiste shperthen pas dyerve të mbyllura. Me sa duket tashmë kanë mbaruar deklaratat pro Edi Ramës dhe brenda në sallë pothuajse gjithçka po përmbyset kundër tij. Të 300 delegatët tashmë kanë dalë hapur kundër kreut të PS-së duke e quajtur atë një humbës të madh. Reagimimi i parë kundër Ramës ka ardhur nga Kastriot Islami mësohet ti jetë drejtuar Ramës duke i thënë se pas 18 vietesh demokraci në vend, ti je diktatori i parë partinë tonë. Më tej ai e ka cilësuar atë si një politikan dështa dhe të paaftë. Por gjithçka ka mbaruar me kaq. Edi Ramës i është kërkuar në kor nga një pjesë e delegatëve të lërë kandimin dhe të marrë forcat për më vonë. Ata i thanë ndër të tjera se “Je ti ai që humbe. Akush tjetër. Faji është yti”. Ajo që të bën përshtypje është fakti se Rama nuk ka reaguar fare ndaj deklaratave të tilla.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›