Gjendet i mbytur në lumin e vjosës pas 48 orësh një 27 vjeçar
Një 27- vjeçar nga qyteti i Memaliaj, i cili ishte shpallur i zhdukur prej 48 orësh është gjetur pak më parë i mbytur në ujërat e lumit Vjosë, bënë të ditur burime zytare nga komisariati i Policisë së Tepelenës. Burimet pohuan se "shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur “Agjencia Lufti” nga Policia që kishte dy ditë që ushtronin kontroll të vazhdueshëm në brigjet e lumit Vjosë. Pas identifikimit edhe me familjarët, pas ekzaminimit u arrit në përfundimin se për 27-vjeçarin që prej disa vitesh vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës), rezultoi fatale në humbjen e jetës. Policia lokale tha, se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg vendit ku u mbyt, në krahë të rrugës kombëtare Mema.
...