Sheshi Italia projekti per parkim nentokesor nis brenda ketij viti

Sheshi “Italia” në kryeqytet është bërë i pakalueshëm për drejtuesit e automjeteve.
Kjo është një prej zonave kryesore të Tiranës, e megjithatë këtu syri të sheh më shumë gropa se pllaka të shtruara.
Sheshi Italia prej vitesh qëndron peng i projekteve për ndërtimin e parkimeve nëntokësore.
E ndërkohë shkatërrimi i përditshëm i tij kalonte pa u vënë re nga pushteti lokal.
Në mbledhjen e këshillit Bashkiak në dhjetor të vitit të kaluar, u miratua projekt-vendimi për termat kryesore të kontratës koncesionare mbi parkimin nëntokësor në sheshin "Italia",
Parkimi që sipas projektit do të përfundojë më 2013-ën, do të ketë 1008 vendparkime, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë.
Duket se vetëm pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, banorët e kryeqytetit do të kenë mundësinë ta shohin këtë shesh publik të rregulluar.