Asambleja dhe asambleistët
Elmaz SHERIFI
Asambleja u mblodh! Foli po “Ai”, EDI. Drejtuan po ATA, Ruçi, Vali dhe Klosi. Çfarë u tha? Foli Edi, por këtë herë pa kamera! Lexoi një dokument me pesë pika dhe që ta kuptonin asambleistët u shpërndau nga një kopje që ta lexonin e ta kuptonin! E çuditshme! Asamble e jashtëzakonshme në vapën përvëluese të korrikut. Fjala e kryetarit këtë herë pa kamera dhe e pakuptueshme se çfarë kërkonte Ai! Pas tetë orë diskutime të “baballarëve të kombit”, ata që takoja, më pyesnin: “Po çfarë u tha”?!
ÇFARË U THA?
E çfarë nuk u tha, po kush e mori vesh! Edhe asambleistët e rinj, dalëngadalë, duke dëgjuar filluan të kuptonin diçka! Po populli, ose socialistët morën vesh çfarë u tha apo çfarë kërkonte Rama?! Eh, populli dhe populli socialist të kuptojnë pa e nxjerrë fjalën nga goja, por ata nuk patën mundësi ta dëgjojnë ligjërimin e tij se munguan kamerat. Vërtet, kamerat përse munguan, të paktën për fjalën e kryetarit, si ka qenë zakon!
Me sa kuptohet, kamerat nuk u lejuan këtë herë që populli dhe populli socialist që kanë dhuntinë të të kuptojnë edhe pa hapur gojën, të mos dëgjonin “live” se çfarë kërkonte kryetari, njëkohësisht të mos dëgjonin edhe argumentet e atyre, që me logjikë politike dhe juridike kërkonin pranimin e humbjes, marrjen pjesë në Parlament dhe ndërprerjen e mandatit të kryetarit sipas statutit të miratuar nga vetë kryetari. Dhe që të mos kuptohej se çfarë kërkonte kryetari dhe çfarë thoshin ata që kundërshtonin kryetarin e partisë, me propozimin e kryetarit të Asamblesë (dhe jo të “Asamblesë Kushtetuese”) dhe me forcën e kartonave u vendos “terri informativ”! Po populli, si do informohej! Populli me sa duket, po bëhet gjithnjë e më shumë indiferent për ç’ka thuhet në asamblenë tonë. Ndërsa, popullin socialist e informonte herë pas here asambleisti Cim dhe Saimiri, drejtori i Institutit “Qemal Stafa”. {E vlen të sqarojmë popullin socialist se Saimiri, nga thashethemet në tavolina kishte mbërritur në konkluzionin se lista e deputetëve socialistë është nga më përfaqësueset, me ndonjë mangësi shumë të vogël}. Çfarë komedie! Një maskaradë e vërtetë!
Mirë, mirë i morëm vesh këto, por tjetër çfarë u tha, mund të insistohet nga ata që duan të dinë diçka më tepër, qoftë dhe për kuriozitet! Atëherë po ju them çfarë tha kryetari. Kryetari në fillim nuk tha asgjë. Ai la të nënkuptonim dhe nënkuptojnë se: “Zgjedhjet nuk i ka humbur Rama, pasi Partia Socialiste ka meritën e madhe historike se ka dalë e para, mes të tjerave”! {duartrokitje në sallë, u dëgjuan dhe disa zëra si “poshtë tradhtarët”} Kryetari la të nënkuptohet se, pavarësisht se procesi zgjedhor përfundoi {komisionerët tanë në të gjitha nivelet i certifikuan ato dhe anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ votuan pro}, zgjedhjet janë të papranueshme! “Unë, sikur të mbetem edhe i vetëm këtë qëndrim do mbaj”, tha kryetari i Asamblesë së partisë. Do mbledhim Kongresin, saktësoi kryetari në 22 gusht, pa thënë arsyet përse me kaq turra vrap, duke cituar nja dy nene të Kushtetutës së Partisë Socialiste, pa i shpjeguar ç’thonë këto nene. Kush ka tru le ta kuptojë, ka menduar kryetari! Kuriozët, që janë të shumtë mund të pyesin! Çfarë thonë ato nene? Asgjë të rëndësishme. Veç kërkesës që kur partia e drejtuar nga kryetari që bëri këtë normë statutore, humbet zgjedhjet parlamentare, kryetarit i ndërpritet mandati. Përsëri, kuriozët që shtohen çdo ditë mund të pyesin. Çdo të thotë ndërprerje mandati? Do të thotë që nga momenti, që shpallet rezultati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, humbësi i zgjedhjeve nuk është më automatikisht kryetar i partisë! Me të drejtë kuriozët tani që kuptuan thelbin e nenit dhe që kanë kuptuar me kohë se Partia Socialiste i ka humbur zgjedhjet, mund të thonë se Rama nuk është më kryetar i Partisë Socialiste. Eh, po këtë nuk pranojnë asambleistët deputetë mbështetës të Ramës. “Zgjedhjet nuk i humbi Rama”, thoshin ata në diskutimet e tyre, por ata që kanë kurajo e thonë se “Rama humbi zgjedhjet”!
Madje, si ka perifrazuar një shoqe e vjetër e kryesisë: “Ata që kanë kurajo e thonë se Rama humbi zgjedhjet, bëjnë lojën e Berishës”! Në fakt, shoqja ka të drejtë, sepse u bë deputete dhe duhet të japë prova besueshmërie të paktën për nënkryetare Parlamenti, pasi në studiot televizive për akuzat që i bënin asaj dhe anëtareve të tjera, nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, shpreheshin, “drejtojuni Prokurorisë”. Pra, mbrojtësit e Ramës, kur thonë që Rama nuk i ka humbur zgjedhjet, lënë të nënkuptohet se në këtë humbje dhe ato e ata, kanë kontributin e tyre dhe kjo është e vërtetë e pa kundërshtueshme. Por që të kuptohemi, për asambleistët mbështetës të Ramës, nuk ka rëndësi humbja, tani që ata janë bërë deputetë. “Çfarë kemi humbur”, citojnë deputetët asambleistë! “Të mos merremi më me këtë temë”, thoshin të nervozuar, {sepse tani janë deputetë}. Madje, një deputet asambleist i Elbasanit, ku për fatkeqësinë e socialistëve, për herë të parë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë numër të barabartë deputetësh, me krenarinë e “fituesit”, në emër të socialistëve të qarkut Elbasan, sepse është edhe sekretar i partisë së qarkut, bëri thirrje: “Mos u merrni me humbjen! Të shpëtojmë Kryetarin! Socialistët janë të parët, nuk mjafton kjo”. Dhe vazhdoi: “Jam i autorizuar nga socialistët e qarkut Elbasan t’ju komunikoj se socialistët e këtij qarku nuk duan t’ju shtohen dhimbjet e humbjes, madje i harrojnë ato, me kusht që Rama të mbetet kryetar”! Ja këto u artikuluan nga asambleistët në Asamblenë e nxehtë të korrikut. Dhe këto nuk janë pak. Socialistët kanë arsye të “krenohen” me këtë Asamble. Në fund të fundit ç’e duan pushtetin socialistët! Ata kanë arsye të “krenohen”, sepse pas zgjedhjeve të 28 qershorit, janë të parët midis të gjithëve! Ata janë të lumtur që kanë tashmë deputetë të tillë, që natë e ditë mendojnë vetëm për kryetarin, pavarësisht se vetë socialistët janë pa punë e pa shpresë.
RAMA NUK ËSHTË KRYETAR!
Kënga shoqëruese e fushatës fokusoi një njëri, që bashkë me popullin do ta fitonte garën me “plakun e fundit të politikës së vjetër”. Socialistët tradicionalë, edhe pse të lodhur e mërzitur me politikën e Ramës e votuan Partinë Socialiste që të largonin Berishën nga pushteti. Të rinjtë që premtonte Rama, tej së majtës e së djathtës nuk besuan e nuk e votuan Ramën. Testet para elektorale e sinjalizonin këtë prirje se të rinjtë më shumë do votonin “plakun e fundit të politikës së vjetër”! Fatkeqësisht kështu ndodhi. Të rinjtë nuk votuan formuluesin e politikës së “re”. Përse ndodhi ky fenomen? S’ka shpjegim tjetër! Ose të rinjtë u plakën para kohe, ose politika e “re” ishte politikë shumë e vjetër, madje arkaike, prandaj ata nuk i besuan projektit të tij. Z.Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste jo si politikan, por si misionar. Misionari Rama e personalizoi fushatën zgjedhore me bindjen se do i fitonte zgjedhjet. Por ato i humbi dhe për rrjedhojë dhe misioni mbaroi. Tani Rama ka ndryshuar mendje. Ai do që të bëhet politikan që të vazhdojë misionin e tij, misionin e humbësit. Por me këtë do që të shpërfillë çdo normë statutore dhe normë morale që karakterizon njerëzit seriozë që duan të merren me politikë. Me këto veprime, Rama po bind çdo ditë se ai ka patur e ka një qëllim: Të qëndrojë me çdo kusht në krye të Partisë, edhe pse është humbësi i madh dhe nuk realizoi kontratën e premtuar me shumë bujë me socialistët dhe progresistët. Madje, këtë do që ta realizojë me shumë dredhi e hile, duke përdorur fillimisht asmbleistët, të cilët i trajtonte më parë me ironi si “kongresmenë”. Në 29 gusht do që të mashtrojë dhe delegatët e Kongresit, që më parë i trajtonte si “arsye e së shkuarës”. Në këtë mision Rama nuk është vetëm. Asamblenë e thirri Rama, pa e pyetur kryesinë që ai e mban vetëm si relike. Komunikimin me mediat e bëri kryetari i Asamblesë pa sqaruar se që nga momenti kur u miratua rezoluta e Ramës dhe vendimi për thirrjen e kongresit, Rama në pajtim me nenet që referoi nuk është më kryetar i Partisë Socialiste deri në zgjedhjen e kryetarit të ri! Gjithë skenari tjetër është shumë i qartë. Mesa duket Ai do të rikandidojë përsëri nën thirrjet e kongresistëve: “Dum Babën kryetar”. Dhe ky rikandidim i humbësit të madh do të bëhet për të çuar deri në fund misionin e tij si humbës të radhës. Kjo është mëse e qartë tani që Rama dha konferencën e parë të shtypit pas mbledhjes së Asamblesë. “Jam kryetar në detyrë”, citoi me buzëqeshje, duke dashur t’u thotë socialistëve: “Unë vërtet i humba zgjedhjet, por ju duhet të më bëni përsëri kryetar që t’ju sjell në pushtet shumë shpejt! Kam variantin e ri, të zgjedhjeve të parakohshme”! Deklarata e ish-kryetarit që humbi zgjedhjet, por, që do të fitojë me zgjedhje të parakohshme është mashtrim i radhës!
SOCIALISTË ZGJOHUNI!