E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmet e paguara,23 për qind më të larta

 

Gjatë muajve të parë të këtij viti kompanitë e sigurimit kanë paguar më shumë dëme se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave me të fundit nga AMF, totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në janar-qershor të vitit 2009 ishte rreth 788 milionë lekë, ose 23 % më shumë se në janar- qershor të vitit 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 700 milionë lekë, apo 89% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë së gjatë 6-mujorit të parë të vitit janë rritur numri i kontratave të lidhura e për rrjedhojë edhe të ardhurat e kompanive. “Në periudhën janar- qershor 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 362,450 duke shënuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të së ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 4,062 milionë lekë, shifër kjo 27% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008”, thuhet në raportin më të fundit të AMF-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›