E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja Kombëtare e Bullgarisë mbështet integrimin e Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, zotin Georgi Pirinski. Kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, dhe shprehu angazhim për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Kryeministri i shprehu mirënjohje zotit Pirinski për mbështetjen që Bullgaria po jep për intergrimin euroatlantik të Shqipërisë. Më tej, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të gjithanshme të reformave në kuadër të integrimit në NATO dhe Bashkimin Europuan, por edhe të reformave të tjera për zhvillimin e vendit, reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, reformën në sistemin e taksave etj. 

Kryeministri foli dhe për reformën në rradhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe rreshtimin e ushtrisë shqiptare përkrah misioneve paqeruajtëse të NATO-s në Irak, Afganistan dhe së shpejti në .

Nga ana e tij, zoti Pirinski u shpreh se Asambleja Kombëtare e Bullgarisë është e angazhuar në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian.

Duke e përgëzuar Kryeministrin Berisha për reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, zoti Pirinski vlerësoi veçanërisht suksesin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Zoti Pirinski e falenderoi Kryeministrin dhe për respektimin e pakicave me kombësi bullgare që jetojnë në Shqipëri, duke e cilësuar si një shembull të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më tej, dy bashkëbiseduesit u ndalën në çështjen e Kosovës duke u shprehur për një zgjidhje të statusit në bashkërendim me faktorin ndërkombëtar. Kryeministri Berisha u shpreh se pavarësisht qëndrimit jo realist të Beogradit, klasa politike e Kosovën nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme por të koordinojë çdo lëvizje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.

Kryetari të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë zoti Georgi Pirinski vlerësoi qëndrimin e moderuar të Shqipërisë lidhur me çështjen e Kosovës, që sipas tij mundëson kapërcimin e rrezikut për një konflikt të ri në Ballkan.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›