E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri italian Romano Prodi do të vizitojë Shqipërinë

Ditën e hënë datë 3.12.2007, Kryeministri Berisha do të mirëpresë Kryeministrin italian Romano Prodi.
Në këtë vizitë, Kryeministri italian Prodi do të shoqërohet nga Z. Silvio Sircana, deputet dhe zëdhënës i qeverisë italiane , dhe nga një grup biznesmenësh të fuqishëm italianë, si dhe gazetarë të gazetave më prestigjioze të Italisë.

Gjatë vizitës së Kryeministrit të Italisë, Romano Prodi do të ndiqet axhenda e mëposhtme e takimeve:  

Ora 10.30                 Ceremonia e mirëseardhjes së Kryeministrit Prodi.
 
Ora 10.40                Takim kokë më kokë me Kryeministrin Berisha  

Ora 11.00                Takimi zyrtar mes dy delegacioneve.

Ora 12.00                Nënshkrimi i marrëveshjeve.

Ora 12.05                Konferencë e përbashkët shtypi.

Ora 12.30                Në ambientet e parlamentit, takim me Kryetaren e Kuvendit dhe në 12.40
                                   Fjala e Kryeministrit Prodi në Parlament.

Ora 13.15                Kryeministri Berisha shtron drekë zyrtare për nder të Kryeministrit Prodi.

Ora 14. 30               Takim i Kryeministrit Prodi me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama
 
Ora 15.00                Takim i Kryeministrit Prodi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi 

Ora 15.45                Pjesëmarrja në 95-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Përshëndetje nga Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Prodi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›