E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda sjell pronarin e 12 kg heroinë

Ekstradohet nga Holanda
trafikanti i drogës, i cili kërkohej
nga policia shqiptare
në të gjithë botën prej afro dy
vitesh. Edison Zguri, i njohur edhe
me emrin Jorgo, kishte mundur t‘i
shpëtonte policisë, kur në gusht të
vitit 2007 u bllokuan 12 kg heroinë
dhe gjysmë kg kokainë, që ishin
destinuar për në Greqi. Policia e
Shtetit deklaroi se Interpol Tirana
e ekstradoi këtë person nga Holanda,
ku fshihej që prej arratisjes.
Sipas të dhënave të policisë, më 29
gusht të vitit 2007, rreth orës 11.30,
në Qafë-Thanë, forcat e policisë
së Drejtorisë së Policisë së Korçës
kanë organizuar një operacion
antidroge të koduar "Eagle-Al",
si rezultat i të cilit u bë i mundur
arrestimi i Altin Sotomenit. Gjatë
kontrollit në automjetin e poseduar
nga 34-vjeçari, tip "Toyota"
me targë NBE 5136, është gjetur
dhe sekuestruar një sasi prej 12 kg
e 714 gramë lënde narkotike, e cila
dyshohej të ishte e llojit heroinë,
si dhe 579 gramë lëndë narkotike
që dyshohej se ishte kokainë. Pas
analizave, të dy llojet e lëndëve
rezultuan narkotike. Sotomeni,
në momentin e arrestimit, ishte
nisur për në Greqi, ku edhe jetonte
si emigrant prej shumë
kohësh. Nga hetimet ka rezultuar
se destinacioni i lëndës narkotike
ishte po Greqia. Pasi janë arrestuar
në flagrancë shoferi dhe disa
bashkëpunëtorë të tjerë, Edison
Zguri është larguar jashtë territorit
shqiptar për t‘i shpëtuar prangosjes.
Gjykata e Shkallës së Parë
për Krime të Rënda, me vendim
penal nr. 230, datë 30 tetor 2007,
ka dhënë masën e sigurisë "arrest
me burg", për veprën penale të
"trafikimit të lëndëve narkotike".
Nga hetimet ka rezultuar se Zguri
është i pajisur me dokumente
greke, të cilat i ka përdorur për t‘u
arratisur para se ndaj tij të lëshohej
një urdhër arresti. Më pas, ai ka
udhëtuar drejt Holandës, ku është
kapur nga Interpoli për qëllim
ekstradimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›