E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria „ngrin‰ Damir Fazliç

Prokuroria shqiptare "ngrin"
hetimet për biznesmenin
serbo-boshnjak, Damir
Fazliç. Pas verifi kimeve intensive
për pastrim parash, drejtuesit e
Prokurorisë së Tiranës vendosin
që dosja të pezullohet, deri në
ardhjen e letër-porosive nga
disa shtete, ku është kërkuar
informacion në lidhje me veprën
penale për të cilën akuzohen në
Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga
burime pranë Njësisë së Përbashkët
Hetimore në Tiranë (Task-
Forca), e cila ka vendosur që të
presë informacionet e tjera, pasi
asnjë shtet nuk ka denjuar t‘u
përgjigjet letër-porosive, duke u
mjaftuar se "nuk dërgojmë asnjë
të dhënë për klientët tanë, por
nga verifi kimet e kryera ka rezultuar
se Fazliç nuk ka kryer asnjë
transfertë bankare". Pra, Bosnja,
Kroacia, Anglia dhe Zvicra kanë
dërguar shkresa në Shqipëri ku
informojnë se klienti i tyre nuk
ka asnjë aktivitet të paligjshëm.
Dje, grupi hetimor ka diskutuar
me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm
dhe drejtuesit e Prokurorisë
së Tiranës për veprimet që do të
kryhen në të ardhmen. Por asnjë
prej hetuesve të çështjes nuk ka
deklaruar zyrtarisht ndonjë detaj
për median, duke u mjaftuar me
deklarimin se veprimet hetimore
janë sekret. Ajo që mësohet nga
burime konfidenciale është se
hetimet janë "ngrirë" dhe është
marrë një vendim përfundimtar
për fatin e dosjes së etiketuar
"politike". Më e mundshmja,
sipas burimeve jozyrtare, është
që dosja është pezulluar, deri
në ardhjen e informacioneve,
por një mundësi për hetuesit e
çështjes ka qenë që të shtyhen
sërish hetimet nga 30 deri në 90
ditë. Zyrtarët e Prokurorisë së
Tiranës janë shfaqur enigmatikë
kohët e fundit mbi fatin e
një procesi hetimor që fi lloi me
bujë, pas publikimit të disa informacioneve
në media. Madje
kanë shmangur çdo kontakt me
mediat, duke u justifi kuar se nuk
duan që kjo çështje të "luhet"
dhe komentohet politikisht,
megjithëse në fillim ishin drejtuesit
e Prokurorisë së Tiranës
që deklaruan se urdhëruan "ndalimin"
e Fazliç, në vizitën e parë të
tij në Shqipëri. Duke dashur që të
harrojnë çfarë kanë kryer me këtë
dosje, nuk japin asnjë informacion
zyrtar, megjithëse hetimet
kanë përfunduar dje në mesditë.
Një tjetër enigmë e kësaj dosjeje
është largimi nga grupi hetimor i
prokurorit Dritan Rreshka, i cili u
emërua drejtues i Task-Forcës në
Durrës. Mësohet se Kryeprokurorja
Ina Rama ka dhënë urdhër
që prokurori të transferohet menjëherë
në qytetin bregdetar, ku ka
fi lluar të krijojë stafi n për njësinë
hetimore në këtë qytet. Urdhri i
Ina Ramës është realizuar 24 orë
para se prokuroria të merrte një
vendim përfundimtar për dosjen
"Fazliç". Kështu "vota" e prokurorit
Rreshka për fatin e procesit
dje mungonte, megjithëse gjatë
këtyre muajve ka kryer dhjetëra
verifi kime për veprën penale të
pastrimit të parave që dyshohet
se ka kryer shtetasi Damir Fazliç
në Shqipëri. Tashmë hetimet
drejtohen nga prokurori Besnik
Cani, i cili është personi që ka
vendosur për fatin përfundimtar
të Fazliç. Vendimmarrja e tij, para
se t‘u komunikohet mbrojtësve
ligjorë të serbo-boshnjakut, ka
marrë fi rmën e drejtuesit të Task-
Forcës në Tiranë, Altin Dumani,
dhe më pas mësohet se është
miratuar nga kryeprokurori i
Tiranës, Genti Xholi. Në Kodin e
Procedurës Penale janë të parashtruara
të gjitha aktet ligjore,
ku vendimmarrja e eprorit është
e detyrueshme për t‘u zbatuar
nga vartësi. Në këtë rast, drejtuesi
i Prokurorisë së Tiranës
kishte të drejtë të vendoste nëse
do të shpallte të "pafajshëm" për
momentin Damir Fazliç, duke
pushuar ose pezulluar dosjen,
ose t‘i komunikonte një akuzë.
Por nga burime konfi denciale në
organin e akuzës deklarojnë se
vendimmarrja ka qenë e prerë:
procesi hetimor ndaj shtetasit
serbo-boshnjak Damir Fazliç të
pezullohet

Provat që dispononte prokuroria

Prokuroria kishte zbuluar se Damir Fazliç ka transferuar
1.7 milionë euro nga një bankë shqiptare drejt një banke
në Zyrih, Zvicër. E gjithë procedura është kryer pas shitjes së
kompanisë "Croën Acquisition". Hetuesit e çështjes u kanë
parashtruar gjyqtarëve se kanë zbuluar dokumentet e blerjes
së tokave në Durrës, në vlerë miliona euro, nga shoqëri që nuk
zotërojnë asnjë kapital. Sipas investigimeve të Prokurorisë së
Tiranës, shoqëritë që kanë blerë këto prona nuk zotërojnë asnjë
kapital, madje janë regjistruar në gjykatë me një kapital prej
100 mijë lekësh (të reja). "Shoqëria ‘Croën Acquisition‘ është
regjistruar në gjykatë më datën 25.09.2005, me vendimin numër
34011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ortaku i vetëm është Damir
Fazliç dhe kapitali themeltar 100 mijë lekë, i ndarë në 100 kuota.
Zotëruesi është po Fazliç dhe objekti është aktiviteti tregtar
në fushën e pasurive të paluajtshme, në fushën e projekteve,
të zhvillimit urban dhe të ndërtimit", do të deklaronte prokurori
Besnik Cani, në një seancë gjyqësore, duke saktësuar se,
megjithëse kishte një kapital vetëm prej 100 mijë lekësh kanë
arritur të blejë një truall me vlerë miliona euro. Sipas akuzës,
shoqëria e dytë në emër të Fazliçit është "Alfa". "Shoqëria ‘Alfa‘
themelohet në gjykatë në vitin 2008. Qëndron në një status pasiv.
Por rezulton se kjo shoqëri, krahas ‘Croën Acqustions sh.p.k‘,
që mbanin një status pasiv, ka qenë një subjekt i tatueshëm për
të operuar në shtetin shqiptar. Megjithëse në këto kushte kryen
veprimtari tregtare, duke blerë toka, asete, në vendin e quajtur
Porto Romano në Durrës", deklaronte prokurori Besnik Cani.
Sipas tij, të gjitha blerjet janë bërë në një kohë që shoqëria "Alfa"
nuk ishte e regjistruar fare si subjekt tatimor. Një fakt që ngrinte
dyshime te prokuroria se Fazliç, miku i Kryeministrit aktual të
Shqipërisë, Berisha, ka kryer pastrim parash në Shqipëri, ka
qenë publikimi i një transaksioni bankar të tij nga Shqipëria në
drejtim të një banke zvicerane. Dy prokurorët Besnik Cani dhe
Dritan Rreshka kishin zbuluar se ai ka kishte një transfertë prej
1.7 milionë eurosh nga një bankë shqiptare drejt një banke në
Zyrih të Zvicrës. Por të gjitha këto fakte duket se janë hedhur
poshtë nga vendimmarrja e drejtuesve të Prokurorisë së Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›