Meta firmos aleancë me romët
Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për koalicion në zgjedhjet e 28 qershorit me partinë "Toleranca e Re e Shqipërisë", që përfaqëson dhe mbron të drejtat e komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar nga lideri i LSI-së, Ilir Meta, dhe kryetari i Partisë "Toleranca e Re e Shqipërisë", Avdi Keçi, synon respektimin e këtyre komuniteteve në vendin tonë. Në fjalën e tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Meta u shpreh se me këtë marrëveshje i jepet mundësia për herë të parë këtyre komuniteteve që të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.