E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në dhjetor kryesia e re e PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë të ditur se zgjedhjet për kryesinë do të bëhen më 3 dhjetor.

Asambleja e re Kombëtare e PS-së do të mblidhet të shtunën e parë të dhjetorit, Asamble e cila doli nga votimet në Kongresin Kombëtar të kësaj partie të zhvilluar më 5 nëntor. Rama u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë që të japin opinionet e tyre rreth kryesisë së re.

“Në mënyrë konfidenciale ju kërkoj që të më nisni në adresën time të e-mail-it se çmendoni ju për anëtarët e kryesisë së ardhshme”, ka thënë Rama ndër të tjera në takimin e djeshëm të Asamblesë, takim i zhvilluar pa praninë e medieve. /Start/

                                                                                             2011-11-20 10:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›