Asambleja Parlamentare e KE-se miraton raportin e Dik Martit per Kosoven

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes miratoi me vetem tete vota kunder raportin e senatorit zviceran Dick Marty ne te cilin ngrihen pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve te Ushtrise lirimtare te Kosoves per perfshirje ne krimin e organizuar perfshire trafikimin e organeve njerezore. Asambleja nuk morri parasysh nje numer te madh amendamentesh te paraqitura nga delegacioni i Shqiperise ndersa eshte miratuar ndryshimi i titullit qe u shnderrua ne Hetimet lidhur me dyshimet per trajtimin johuman dhe trafikim organesh.
Ne rezolute eshte kerkuar hetimi i pretendimeve te ngritura ne raportin e zotit Marty i cili ne fjalen e tij para Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes mbrojti raportin ndersa vuri theksin ne reagimet qe ka nxitur raporti duke theksuar se ai nuk ka te beje fare me statusin politik te Kosoves nuk ka te beje me marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe ne asnje menyre nuk eshte kunder popullit shqiptar por sipas tij ka te beje me te drejtat e njeriut.
Viktimat ishin serbe viktimat ishin shqiptare nga Kosova qe konsideroheshin si tradhtare ose anetare te grupeve rivale. Per ne ata jane vetem dhe mbi te gjitha qenie njerezore. shte e rralle te gjesh ne nje periudhe kaq te gjate kohore nje sasi kaq te denueshme rrethanash pa u ndermarre asnje hap. Dhe per ata qe hidhen nga karriget e tyre duke brohoritur prova prova prova do te doja ti pyesja pse nuk brohoriten atehere kur keto raporte u publikuan disa vite me pare tha zoti Marty duke kritikuar sic tha heshtjen e zyrtareve te larte neper bote te cilet kishin informacione per ate cfare kishte ndodhur.
Pse nuk kerkuan shpjegime nga autoritetet vendore te cilat kishin pergjegjesi te medha ne rajon Pse njerezit parapelqyen heshtjen Pse njerezit parapelqyen oportunizmin politik kundruall drejtesise dhe vlerave per te cilat flasin me kaq entuziazem tha zoti Marty sipas te cilit emrat e atyre ndaj te cileve ngrihen pretendime jane emra qe jane cituar per shume vite ne dokumentet qe jane hartuar nga forcat policore nga sherbimet sekrete te disa vendeve per te mos permendur edhe artikujt e gazetave qe jane shkruar nga gazetare shume te respektuar.
Zoti Marty tha se ka deshmitare besueshem dhe deshmite e tyre jane te qendrueshme gje qe po i frikeson disa qarqe te caktuara. Sipas zotit Marty deshmitaret jane shume te frikesuar dhe nuk i besojne drejtesise vendase apo asaj nderkombetare. Ai ngriti edhe ceshtjen e programit per mbrojtjen e deshmitareve ne Kosove ceshtje kjo e cila do te jete po ashtu neser do te jete teme diskutimi e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Nuk ka pasur ndonje koment te menjehershem nga zyrtaret vendas apo nderkombetare ne Prishtine pas seances se sotme te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Nderkaq te derguarit e Kosoves ne Strasburg thane pas seances se miratimi i raportit ne forme te rezolutes eshte nje hap qe demton Kosoven.
Ne reagime e deritashme rreth ketij raporti zyrtare te EULEX-it kane perseritur se jane vene ne perpjekje per te filluar hetime rreth kesaj ceshtjeje ndersa i kane bere thirrje zotit Marty qe te ofroje te gjitha deshmite qe mund te kete per kete ceshtje.
Edhe vet kryeministri i Kosoves Hashim Thacika kerkuar edhe zyrtarisht hapjen e hetimeve per te gjitha pretendimet e ngritura ne raportin e zotit Marty duke garantuar sic thuhet bashkepunim e plote te institucioneve te Kosoves.
Zoti Marty nxiti reagime me zemerim ne Kosove me pretendimet se udheheqes te larte te Ish Ushtrise lirimtare dhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore. Sot perfaqesuesit e shoqatave te dala nga lufta kane dorezuar ne Keshillin e Evropes nje peticion kunder ketij raporti ndersa grupe mergimtaresh kane protestuar para selise se Keshillit te Evropes.
Raporti i zotit Marty pati jehone te madhe ne mediet boterore. Diteve te fundit disa syresh sic eshte e perditshmja britanike The Guardian duke iu referuar raporteve te sherbimeve te zbulimit te forcave paqeruajtese kane akuzuar njerin nga zyrtaret e larte te Partise Demokratike te Kosoves Xhavit Haliti per perfshirje ne nje numer veprash kriminale ndersa kryeministrin Thaci e kane cilesuar sic thuhet si peshkun e madh te krimit te organizuar ne Kosove.
Zoti Haliti i ka hedhur poshte akuzat duke thene se te njejtat pretendime jane ngritur nga sherbimet e fshehta serbe. Zyrtare te zyrtaret e KFOR-it thane se po hetojne burimin e dokumentit te fshehte te permendur ne media dhe se nuk mund te komentojne pohimet e ngritura prej tyre.