Shqiperi Prokuroria i kerkon SHBA te mbeshtese hetimet mbi dhunen e 21 janarit

Prokuroria shqiptare i kerkoi sot SHBA qe te mbeshtese hetimet mbi ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Prokurorja Ina Rama njoftoi se i ka drejtuar ambasades amerikane kete kerkese me besimin se pergjigja do te jete pozitive.
Ne konferencen e prokurores foli edhe ambasadori i SHBA ne Shqiperi Aleksander Arvizu i cili u beri thirrje partive qe te shtyjne ose anullojne tubimet qe kane lajmeruar per te premten dhe te shtunen.
Prokurorja e Shqiperise Ina Rama deklaroi sot se i ka kerkuar mbeshtetje teknike SHBA per nje hetim te besueshem dhe profesional mbi ngjarjet e dhunshme te 21 janarit.
Zonja Rama deklaroi ne nje konference shtypi ne mesdite se mbeshtetja teknike kerkohet nga SHBA per ekspertize laboratorike te detajeve hetimore per te shtuar saktesine dhe besueshmerine e procesit hetimor.
Ajo theksoi se te gjithe hetuesit e kryeqytetit jane te perfshire ne punen per te mbledhur prova dhe fakte qe do te ndihmojne hetimin e kesaj ngjarjeje te rende ku humben jeten 3 persona dhe u plagosen dhjetera te tjere.
Zonja Rama tha se kemi te bejme me hetime per vrasje e dhune. Hetuesit tha ajo jane ne veprimet e para hetimore por perfundimet e hetimeve do te dalin me vone. Ajo saktesoi se ka tur nje keqkuptim per ndalimin e kerkuar per drejtuesit e Gardes ato nuk ishin flete arreste por ishin urdhra ndalimi. Zonja Rama tha se akome besonte qe nese do te ishin zbatuar qysh ate nate atehere do te ishin marre informacione te rendesishme per hetimin.
Me kerkesen ndaj SHBA per mbeshtetje ne tha zonja Rama po perpiqemi qe te ngrejme besueshmerine e hetimit ne nivelin me te alrte te mundshem duke kerkuar asistencen teknike me te mire te mundshme.
Hetimet tha ajo do te jene te paanshme te pavarura profesionale dhe te besueshme. Ajo hodhi poshte kritikat e maxhorances sit e motivuara politikisht. Parlamenti mund te ngreje komisione hetimore se eshte nje qendrim i politikes ndersa hetuesia do te vazhdoje punen e vet.
Ai tha se ende jemi te tronditur dhe te trishtuar nga ngjarjet e te premtes. Sipas ligjit shqiptar prokuroria eshte organi i vetem qe kryen hetime. SHBA konfirmojne mbeshtetjen e plote per kete hetim. Do ta lexoj me kujdes kete kerkese tha ai dhe do ta dergojme ne Uashington. Mendoj se pergjigja do te jete positive por detajet do te diskutohen me kujdes.
Ai theksoi se edhe Berisha Rama dhe politkane te tjere kane kerkuar mbetetje nderkombetare per hetimet dhe njelloj edhe prokurorja kerkoi ndihmen e SHBA.
Ambasadori amerikan u beri thirrje PD dhe PS qe te rivleresojne mundesine e shtyrjes ose te anullimit te tubimeve qe kane lajmeruar per te premen dhe te shtunen.