“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do informohet për shpifjet e pseudo-raportit”
Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi flet për peticionin kundër raportit të zviceranit, Dick Marty
Raporti i Dick Marty ka një provë të madhe inteligjence për vetë Këshillin e Europës, por që në të vërtetë nuk pasqyron asgjë.
Me anë të kësaj deklarate, Kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi dha mesazhin pas organizimit në Tiranë, dhe mbledhjes së firmave që do ti bashkohen peticionit që pritet të dorëzohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ndër firmëtarët e këtij peticioni ishte dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili gjatë viteve të luftës në Kosovë ka qenë kryeministër i Shqipërisë.
“Raporti nuk është i shkruar për disa ditë, por i bërë prej dy vitesh. Zgjodhi një moment të caktuar për të pasur impakt mediatik, pasi ky raport duhej dorëzuar në 25 maj, dhe pas 6 muajsh kemi vendimin e Gjykatës së Hagës dhe zgjedhjet ne Kosovë, dhe pas zgjedhjeve, ku qeveria e Kosovës do të ulet me palën e Serbisë, dhe kjo do të sillte një prishje të imazhit të Kosovës”, tha Idrizi.
Ndërkaq, kreu i PDU ka ri-sjellë edhe një herë në fokus, krizën politike, ngërci i krijuar mes dy palëve.
Sipas tij, ky është një tregues se demokracia ka arritur që këto kriza ti stisë vetë, dhe ende nuk është vënë gishti te një palë, por sepse një vend anëtar i NATO-s, duhet të ketë një klasë politike të maturuar. Ishte një vit i tërë, ku mesa duket nuk ishin palët të interesuara të zgjidhnin këtë krizë.