E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Kosova e vendosur për anëtarësim në BE

Kosova është e vendosur për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga ministryi i jashtëm kosovar Skëndër Hyseni në mbledhjen e zhvilluar në Këshillin e Sigurimit në New York. "Pёr tё pёrmbushur qёllimet afatshkurtёra, afatmesme dhe afatgjata tё Republikёs sё Kosovёs, institucionet dhe qytetarёt e vendit tim, do tё vazhdojnё bashkёpunimin e ngushtё me BE-nё, SHBA-nё dhe NATO-n, si dhe me tё gjithё fqinjët tanё dhe rajonin", është shprehur kryediplomati kosovar Skender Hyseni, në fjalën e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pasi ka njoftuar për të arritjet në Kosovë që pas përfaqësimit më të fundit që ai i është drejtuar Këshillit të Sigurimit ,në qershor, ministri Hyseni ka thënë se ka ndërhyrje nga Serbia të cilat shkaktojnё pengesa nё pёrpjekjet pёr tё pёrmirёsuar kushtet e jetesёs sё qytetarёve serbё nё Kosovё, duke qenë se Beogradi vazhdon tё pёrkrahё strukturat paralele nё veri tё vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›