Opozita e Bashkuar marrëveshje për 8 majin
28/02/2011 Kampi opozitar nis punën për hartimin e një strategjie bashkëpunimi
PSD ka gati kandidaturat që do të garojnë për pushtetin vendor
Opozita e Bashkuar do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit në funksion të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Kështu, gjatë kësaj jave pritet që lidershipi socialist të dëgjojë të gjitha pretendimet e aleatëve të partisë më të madhe opozitare, për të konkluduar më pas në një marrëveshje përfundimtare. Kjo marrëveshje do të japë një panoramë më të qartë jo vetëm për mënyrën se si do të paraqiten partitë e kampit opozitar në këtë garë, por dhe lidhur me konkurrimin e drejtpërdrejtë të kandidatëve të secilës parti në zgjedhjet për pushtetin vendor. Ndërkohë që nga ana e saj Partia Demokracia Sociale nuk ka nguruar të deklarojë publikisht kërkesat e saj në kuadër të bashkëpunimit me aleaten e saj kryesore, Partinë Socialiste. Në këtë mënyrë, sipas vetë kreut të Demokracisë Sociale, Paskal Milo, forumet drejtuese të kësaj partie kanë përzgjedhur kandidatët që do të konkurrojnë për këshilltarë bashkish e komunash. Megjithatë, i mbetet tryezës së Opozitës së Bashkuar për të vendosur piketat e qarta mbi këtë çështje. Por nga ana tjetër, kryetari i PDS-së, Milo, gjatë prononcimit të tij nuk ka vonuar të shfaqë dhe pikëpamjet që e ndajnë partinë e drejtuar prej tij nga ajo Socialiste. Kësisoj, në vlerësimin e PDS-së partitë politike duhet të nisnin punën për të amenduar ligjin elektoral. Por, sipas tij, nga kushtet në të cilat ndodhet tashmë klasa politike do të ishte më e vendit që propozimet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen pas përfundimit të procesit zgjedhor më 8 maj të këtij viti. Megjithëse në gjykimin e kryetarit Milo, nëse partitë politike, e kryesisht dy partitë e mëdha do të kishin vullnetin politik për të ndërmarrë një hap të tillë, amendimet e kodit elektoral mund të bëheshin brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërkaq, pritet që kjo javë të ndajë në mënyrë të qartë pozicionin e PS-së përkundrejt aleatëve të saj.
Qëndrimi
Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë nisur përgatitjet për garën elektorale të 8 majit. Nisur nga vetë rëndësia që kanë këto zgjedhje për kampin opozitar, partitë e majta do të hartojnë një strategji elektorale për të eliminuar çdo rrjedhje vote. Në këtë mënyrë, edhe pse në daljet publike përfaqësuesit opozitarë kishin përjashtuar mundësinë e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve në maj, sërish në strukturat drejtuese ishin dhënë orientimet për përgatitjen e terrenit mbi të cilin do të zhvillohet fushata elektorale.