De Brichambaut: Çdo investim për sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin De Brichambaut.
Ministri i Drejtësisë në fjalën e tij, përshendeti bashkëpunimet në zbatimet e përbashkta midis ministrisë, institucioneve në varësi të saj dhe prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Ky bashkëpunim ka dhënë një kontribut të çmuar në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe në forcimin e shtetit ligjor. Në këtë kuadër, ministri Nishani përmendi një nga zbatimet aktuale të këtij bashkëpunimi, atë të rregjistrimit fillestar të tokave në zonën e Jugut, si dhe bashkëpunimit të tyre në procesin e hartimin të Strategjisë të sistemit të Drejtësisë.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithëm Brichambaut, shprehu gadishmërinë e tij për bashkëpunime të mëtejshme duke siguruar Ministrinë e Drejtësisë që do të mundësonte cdo financim të mundshëm për të investuar në projekte të nevojshme në sistemin e drejtësisë.