KQZ: Opozita vjen vetëm për të marrë rrogën
28/02/2011 Subashi, Varfi dhe Lazaj paraqiten rregullisht çdo ditë në zyrë, por jo në mbledhje
“Ata kontribuuan në vendimin që trajtonte udhëtimet jashtë shtetit”
Pasi kontribuuan për aktin që do të merrnim lidhur me buxhetin e vitit 2011, përfaqësuesit e opozitës në KQZ, Dëshira Subashi, Artan Lazaj dhe Pandeli Varfi çdo ditë paraqiten në zyrat e tyre në KQZ, por ata vazhdojnë “bojkotin institucional”, duke mos u paraqitur në mbledhjet e institucionit më të lartë zgjedhor në vend. Burime brenda KQZ-së theksojnë për “Metropol” se “tre anëtarët e opozitës paraqiten nëpër zyrat e tyre gjatë ditës, por ata refuzojnë të marrin pjesë mbledhjet e KQZ-së, duke mos paraqitur asnjë justifikim mbi këtë mungesë”. Pjesëmarrjen e tyre të fundit në vendimmarrjet e KQZ-së në mbledhjen në të cilën do të miratohej buxheti i zgjedhjeve vendore të 8 majit, anëtari i këtij komisioni, Klement Zguri, e ka justifikuar në këtë mënyrë: “Besoj se në vendimet më të rëndësishme ata marrin pjesë. Dhe fakti ishte që kur bëhej fjalë për një vendim që trajtonte udhëtimet jashtë shtetit, ata kontribuuan, propozuan dhe ai ishte ndër vendimet e fundit dhe të vetmet që KQZ-ja doli me vota të plota. Pra, le t’i justifikojmë ata duke menduar se vendimi për buxhetin e zgjedhjeve të 8 majit, ndoshta në kuptimin e tyre nuk ka rëndësinë e duhur.”
Shkresa e Ristanit
“Sigurisht që është e rëndësishme që kolegët të jenë prezent. Ne jemi shprehur dhe në disa mbledhje rresht, ku me të vërtetë kemi kërkuar me domosdoshmëri kontributin e tyre. Unë kam komunikuar zyrtarisht me anë të një shkrese, ku u kërkoj zyrtarisht të më njohin me shkaqet e mungesës”, është shprehur kreu i KQZ-së, Arben Ristani, në lidhje me mungesat e tre anëtarëve të opozitës në institucionin që ai drejton. Shkresë kjo, për të cilën ende nuk është marrë ndonjë përgjigje.
Zgjedhjet vendore
Nga ana tjetër, po këto burime konfirmojnë se pavarësisht mungesës së përfaqësuesve të opozitës në mbledhje, KQZ-ja po punon për të organizuar zgjedhjet e 8 majit sipas standardeve të kërkuara. “Jemi totalisht të impenjuar që t’i organizojmë sa më mirë dhe t’u japim zgjedhësve shqiptarë një organizim të plotë të zgjedhjeve. Në këtë kuadër ju e dini që Kushtetuta parashikon të drejtën e zgjedhësve që të zgjedhin dhe të zgjidhen, dhe kjo e drejtë e tyre prevalon mbi të gjitha pjesët e tjera. Në këto kushte, edhe në rast se do të kemi pengesa në ngritjen e infrastrukturës zgjedhore, do të ndjekim rrugët ligjore për t’i plotësuar dhe për të bërë që administrata zgjedhore të kompletohet deri në masën për të marrë vendimet e duhura”, theksojnë burimet nga KQZ-ja.
Nesër KQZ-ja do të miratojë modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku pritet të miratojë projektvendimin “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 8 maj 2011”. Në bazë të neneve 97, pika 2 e 3, dhe 98 të Kodit Zgjedhor, KQZ nesër duhet të miratojë modelin e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe komune, si dhe modelin e fletës së votimit për kandidatët për këshillin e bashkisë apo komunës, që konkurrojnë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011. “Fleta e votimit për kandidatët për kryetar bashkie/komune duhet të ketë formë të njëjtë dhe ngjyrë të ndryshme nga fleta e votimit për kandidatët për këshillat e bashkive/komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Sa i përket Bashkisë së Tiranës, KQZ-ja duhet të miratojë edhe modelin e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë të njësive bashkiake, si dhe modelin e fletës së votimit për kandidatët për këshillat e njësive bashkiake, të cilat duhet të kenë ngjyra të ndryshme midis tyre dhe me ato të bashkive dhe komunave. Gjithashtu, fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi dhe elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, të përcaktuara në lidhjen nr. 1 bashkëlidhur këtij projektvendimi.