E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, misioni i ODIHR-it viziton Shqipërinë

Një delegacion i misionit të ODIHR-it do të vizitojë Shqipërinë nga data 17 deri më 21 janar për të vlerësuar përgatijet për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe, nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t`u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara.
Anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Ndërkohë ODIHR-i do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›