Rama: Më 21 janar në këmbë kundër qeverisë

Kryetari i PS-së Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në demostradën e opozitës që do të zhvillohet më 21 janar për të rrëzuar qeverinë.
Duke folur në mbledhjen e asamblesë së PS-së kreu i opozitës theksoi se 21 janari do të jetë demostrata për cilido që dëshiron të ngrihet në këmbë për cilido që dëshiron shpëtimin nga kjo hije që kërkon ta çoj për dreq Shqipërinë.
“Më 21 janar do të ngrihemi në këmbë për t`i dhënë mundësi shqiptarëve të talur të marrin pjesë në një demostradë të madhe kundër qeverisë. Ne do të fillojmë përpjekjet tona me gjithçka mundemi” theksoi Rama.
Sipas Ramës kjo demostradë nuk do të jetë vetëm e opozitës por të të gjithë atyre qytetarëve të cilët ndihen të talluar nga kjo qeveri e korruptuar.