Asambleja e PS mblidhet sot për situatën ekonomike
TIRANE- Socialistët mbledhin sot në orën 11:00 Asamblenë kombëtare, dedikuar tërësisht situatës ekonomike në vend. Burimet zyrtare nga PS-ja bënë të ditur dje se kanë qenë ekspertët e ekonomisë në këtë parti, deputetja Ermelinda Meksi, kryesisht dhe deputetë të tjerë si Ilir Beqja, Erion Braçe, të cilët kanë përgatitur materialet e kësaj mbledhjeje.
Paraprakisht është përcaktuar një panel i gjerë figurash politike dhe ekspertë të ekonomisë, mes të cilëve edhe ish-guvernatori Shkëlqim Cani, të cilët do të referojnë për ndikimet e krizës ekonomike në Shqipëri dhe pasojat që ajo po sjell dita-ditës nën drejtimin e kësaj qeverie të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, thonë burime nga PS-ja.
Mendohet që Erion Braçe të flasë për korrupsionin e familjes Berisha, Shkëlqim Cani pritet të referojë për sistemin bankar, të ardhurat që vijnë nga emigrantët dhe zhvleftësimin e lekut. Ilir Beqja është ngarkuar të trajtojë çështjet e ndihmës ekonomike dhe shëndetësore. Një eksperte tjetër, Adriana Berberi mendohet që të flasë nga ky panel, ndërsa kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi është ngarkuar të referojë për problemet me të cilat ndeshen drejtuesit e bashkive dhe efektet e taksës së ndryshuar nga kryeministri Berisha.
Kjo asamble pritet të miratojë edhe përbërjen e komisionit të ekonomisë pranë saj. Në fund burimet zyrtare thonë se do të miratohet edhe një rezolutë, e cila përveç karakterit ekonomik do të ketë në qendër edhe qëndrimin politik të PS-së ndaj kryeministrit Sali Berisha.
(s.g/BalkanWeb)