GSH: “Kufiri detar”, rrezikohet hapësira ajrore shqiptare
TIRANE- Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë e cenon sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë jo vetëm në det, por edhe në hapësirën e saj ajrore. Në shkrimin e botuar sot në Gazeta Shqiptare me titull “Kufiri detar, preket hapësira ajrore” thuhet se marrëveshja dypalëshe shqiptaro-greke përcakton qartësisht kufijtë detarë por nuk veprohet njësoj me hapësirat ajrore.
“Shteti shqiptar, në bazë të së drejtës ndërkombëtare e njeh “kufirin” si vijën ndarëse që përmbledh rrafshin vertikal të hapësirës tokësore, ajrore, detare dhe nëntokësore. Por, fqinji ynë jugor nuk e njeh këtë parim.
GSH shkruan sot se Greqia e ka brezin e hapësirës së vet detare 6 milje, ndërkohë që hapësirën e saj ajrore e shtrin edhe 4 milje përtej saj. Për këtë çështje marrëveshja dypalëshe shqiptaro-greke nuk flet në asnjë nen të saj, shkruhet në artikull.
Deri më tani, Athina zyrtare nuk ka bërë të ditur asnjë qëndrim se në raport me Shqipërinë është tërhequr nga parimi i saj për shtyrjen e hapësirës ajrore 4 milje përtej hapësirës detare. Për më tepër që në ngushticën e Korfuzit, edhe nga vetëm emërtimi, brigjet mes dy shteteve në mjaft vende janë shumë afër me njëri-tjetrin.
“Duke mos e trajtuar qartësisht këtë problem, fqinjit tonë jugor në një të ardhme i lind e gjithë e drejta për të shfrytëzuar korridoret ajrore të Shqipërisë në jug të vendit. Për pasojë, pritet të ketë jo vetëm një cenim të sovranitetit të shtetit, por edhe një përfitim direkt nga tarifat e të drejtave të fluturimit nga ana e Greqisë. ” shkruhet sot në GSH.
Gjykata Kushtetuese përfundoi në datën 8 dhjetor, pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë.
Pas dëgjimit të palëve, ajo çka vlen të theksohet është se me gojën e përfaqësuesve të qeverisë janë pranuar më në fund të gjitha shkeljet ligjore që fsheh kjo marrëveshjeje, të cilat për 9 muaj me radhë janë denoncuar nga “Gazeta Shqiptare”. Por, pavarësisht këtij fakti, Gjykata Kushtetuese ka preferuar të mos shprehet menjëherë për këtë çështje, dhe as të bëjë publike një datë se kur do ta bëjë këtë.
(s.g/BalkanWeb)