Itali, shqiptari kërcënon se do të hedhë në erë shtëpinë

Prej muajsh nuk merrte pagë dhe i dëshpëruar për situatën e vet ekonomike, një 39-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banues në Ricione, u mbyll në apartamentin që ndante me një bashkatdhetar dhe hapi rubinetat e gazit dhe kërcënoi se do t'i hidhte në erë të gjithë pallatin, ku jetonte.
Djali me të cilin ndante shtëpinë, kishte nisur të nuhaste një erë të fortë gazi dhe kështu paralajmëroi menjëherë karabinierët që me të mbërritur në vend, kanë evokuar të gjithë pallatin. Karabinierët, arritën të bindnin shqiptarin që fillimisht të mbyllte rubinetin e gazit dhe pastaj që të hapte derën.
Burri u transportua në spital për verifikimet e rastit, ndërsa alarmi për gazin u shua brenda një ore.