Cana dhe Clara Morgane, histori dhe në Angli?
ANGLI- Pas zhurmës së madhe që shkaktoi në Francë, historia mes Lorik Canës dhe ish-pornostares Clara Morgane duket se vazhdon edhe në Angli. Është kjo ajo që bën të ditur uebsajti francez “actu-foot.fr”. Aty thuhet se modelja, ish-aktore e filmave porno dhe e klasifikuar si një nga 10 femrat më të bukura franceze, është parë në klube nate dhe në shtëpinë e futbollistit shqiptar në Angli.
Loriku tashmë jeton në Njukasëll, qytet që është afër me Sandërlendin ku ai është transferuar këtë sezon, por sipas mediave franceze Clara Morgane është një vizitore e rregullt e tij. Në shtypin francez u fol një vit më parë për një lidhje mes tyre, por gjithsesi asnjëherë nuk ka ekzistuar një foto që t’i tregonte të dy bashkë. Përpos kësaj, gjithçka u duk e besueshme duke parë historitë e shumta të lojtarit kuqezi me modelet në Marsejë apo Paris.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)