Asambleja e PS-së, Rama mund Blushin, miratohet me shumicë votash rezoluta e kreut të PS-së
Vetëm 15 vota kundër rezolutës së kryetarit të PS-së Edi Rama, Asambleja e miraton me shumicë. Debatet zhvillohen të qeta. Shmangen tensionet dhe përçarjet midis palëve
Shaban Sulçe
Mbledhja e gjatë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk ka rezervuar asnjë surprizë. Midis dy rezolutave, e para e propozuar nga kreu i saj Edi Rama dhe e dyta e propozuar nga anëtari i kryesisë Ben Blushi, është miratuar me një shumicë votash rezoluta e kryesocialistit Edi Rama. Vetëm 15 vota kanë qenë në mbështetje të propozimit të Blushit dhe figurave të tjera të PS-së, që ndryshe nga Rama kërkonin evitimin e qëndrimit për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kjo ka qenë edhe pika kryesore që ndante dy rezolutat në fjalë, por pas votimit Asambleja Kombëtare ka vendosur që Partia Socialiste t’a cilësojë të papranueshëm rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe të deformuar dhe për këtë arsye do të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Asambleja ka vendosur gjithashtu edhe thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste në datën 29 gusht.
Votimi
Votimi ka qenë i hapur, kjo pasi siç deklaroi edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nuk pati asnjë kërkesë për votim të fshehtë. Anëtarët e Asamblesë kanë votuar për dy rezolutat, ku pas numërimit të votave ka rezultuar se rezoluta e propozuar nga kryetari i PS-së Edi Rama ka fituar 148 vota, kundrejt 15 votave që ka fituar rezoluta e propozuar nga Blushi.
Kongresi
Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste do të zhvillohet në datën 29 gusht në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve. Ky ka qenë vendimi i Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sipas këtij vendimi, Kongresi do të diskutojë dhe do të miratojë qëndrimin e PS-së për zgjedhjet e 28 qershorit dhe së dyti do të diskutojë për problemin organizativ lidhur me zbatimin e kërkesave të neneve të statutit të partisë pas zgjedhjeve. Thënë më qartësisht, Kongresi do të zgjedh kryetarin e ri, pasi aktualisht kreu Edi Rama mund të quhet me mandat të pandërprerë. Gjithsesi Rama do të ketë të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që pritet që në Kongres të shpallen edhe kandidatura të tjera për kreun e Partisë Socialiste.
Blushi
Anëtari i kryesisë së PS-së Ben Blushi, i cili ka qenë mjaft kritik ndaj kreut të PS-së Edi Rama, tha pas procesit të votimit në Asamble, se janë zhgënjyer të gjithë ata që prisnin sherr dhe ndarje të Partisë Socialiste. Blushi tha se beteja e mbështetësve të rezolutës së propozuar prej tij, nuk ishte një betejë numerike, por një betejë parimore. Sipas Blushit fitorja më e madhe është fakti se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë parlamentin, por do të respektojë votën që i kanë dhënë shqiptarët. “Kemi zhgënjyer të gjithë ata që prisnin që ne të dilnim me sherr të madh. Nuk ka ndodhur. Për arsye numerike, u votua rezoluta e propozuar nga Rama u rrëzua jona. Gjithsesi më duhet të theksoj se nuk ishte çështje numerike, por çështje parimore. Arritëm t’i imponoheshim kësaj asambleje, deri në Kongres, që Partia Socialiste në mënyrë kategorike të mos bojkotojë parlamentin. Ky është vendimi i kësaj dite. Të tjerat janë nuanca”, tha Blushi.
Asambleja e PS-së përplasja e rrymave nuk shkaktoi tensione
Ndonëse që përpara zhvillimit të mbledhjes së djeshme, ishin kristalizuar dy rryma të ndryshme të cilat kundërshtonin njëra tjetrën, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk ka rezervuar asnjë përçarje të thellë apo tensione të rënda. Debatet janë zhvilluar të qeta dhe mendimi ndryshe nuk ka shkaktuar asnjë sherr apo përplasje. Ky fakt si dhe rrëzimi i opsionit për bojkotimin e parlamentit është cilësuar si arritja më e madhe edhe nga kundërshtarët e kryetarit Rama, mbështetës të rezolutës së propozuar nga anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi. Mbështetësit kryesorë të rezolutës së Blushit kanë qenë deputetët Arben Malaj, Kastriot Islami, Flamur Hoxha, Elmaz Sherifi, Rajmonda Stefa, si dhe anëtarët e kryesisë Eva Allushi, Mimoza Hafizi, Edlira Haxhiymeri etj. Mbledhja ka nisur në orën 11.00 dhe ka zgjatur për rreth 8 orë. Duhet theksuar se me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, mbledhja e Asamblesë Kombëtare është zhvilluar pa praninë e medias, megjithatë të gjithë të pranishmit kanë dhënë opinionet dhe mendimet e tyre përpara kamerave, të cilat gjendeshin prezente në çdo moment. Rreth 40 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë mbajtur fjalën e tyre në mbledhjen e djeshme. Në fund të mbledhjes ka mbajtur një fjalim edhe kryetari i PS-së Edi Rama, ndërkohë që më pas është zhvilluar procesi i votimit të rezolutave.
29 Korrik 2009