Asambleja e PS-së: Rezultati i zgjedhjeve është i papranueshëm
Partia Socialiste nuk pranon rezultatin, për shkak të grabitjeve që i janë bërë mandateve të saj. Ja pikat që përbëjnë rezolutën e propozuar nga kryetari Edi Rama të votuar nga Asambleja
Shaban Sulçe
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka vendosur ta quajë të papranueshëm rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Organi i lartë drejtues i selisë rozë ka miratuar me shumicë votash rezolutën e propozuar nga kryetari i PS-së Edi Rama, rezolutë e cila e cilëson të papranueshëm rezultatin zgjedhor për shkak të manipulimeve dhe grabitjeve të votave, të cilat deformuan vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Për këtë arsye, Partia Socialiste nuk do të njoh legjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë së re. Sipas rezolutës së miratuar, Partia Socialiste do të jetë e pranishme në parlament për të kërkuar hetim administrativ për manipulimet e ndodhura, ndërkohë që në të theksohet vendosmëria për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Rezoluta
Rezoluta e propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është votuar me shumicë votash. Votimi është zhvilluar i hapur dhe 148 anëtarë të Asamblesë kanë votuar pro saj. Rezoluta përbëhet nga pesë pika, po çështja kryesore e saj ka të bëjë me cilësimin e papranueshëm të rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në rezolutë theksohet se zgjedhjet ishin pa standarde dhe se përgjegjësia kryesore për këtë është e qeverisë së Berishës. Në rezolutë theksohet gjithashtu se Partia Socialiste nuk njeh legjitimitetin e parlamentit dhe qeverisë dhe se angazhohet për zgjedhje të parakohshme. Partia Socialiste shpreh gatishmërinë për të mos hezituar në asnjë moment për ti paraqitur qytetarëve shqiptarë dhe faktorit ndërkombëtar gjendjen kritike të demokracisë në vend. Në rezolutë theksohet gjithashtu se Partia Socialiste është e palëkundur nga qëndrimi i saj për të kërkuar në Kuvend hetimin e manipulimeve që i janë bërë zgjedhjeve.
Rezultati
Vendimi për ta quajtur të papranueshëm rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit ka lidhje gjithashtu me faktin, se Partia Socialiste pretendon se i janë grabitur të paktën 3 mandate deputetësh, përkatësisht në qarkun e Beratit, Shkodrës dhe Tiranës. Ky vendim është marrë në kushtet edhe kur Kolegji Zgjedhor refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërimin e votave në këto qarqe. Sigurisht që në arritjen e këtij vendimi, Partia Socialiste ka patur parasysh edhe manipulimet e ndodhura edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Kjo është arsyeja që në rezolutë theksohet se rezultati i zgjedhjeve është i papranueshëm për shkak të manipulimeve të ndodhura, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 28 qershorit. Duhet theksuar gjithashtu se Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka rrëzuar çdo opsion për bojkotimin e parlamentit. Partia Socialiste do të jetë e pranishme në parlament, ku do kërkojë hetimin e manipulimeve.
Rezoluta e plotë e miratuar nga Asambleja e Partisë Socialiste
Asambleja Kombëtare E Partisë Socialiste vendosi të miratojë rezolutën e propozuar nga kryetari i PS-së Edi Rama me këtë vendim:
1-Ti konsiderojë zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi e humbur për të përmbushur në një moment kyç e historik standardet demokratike evropiane si dhe aspiratat e popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke bërë përgjegjës qeverinë e Sali Berishës për një deformim të qëllimshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit.
2-Të vlerësojë rezultatin e zgjedhjeve të papranueshëm, si shprehje e deformuar e zgjedhësve nga manipulimi dhe korrupsioni elektoral para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
3-Të konsiderojë me integritet thelbësor të cunguar çdo produkt institucional dhe politik të rezultatit të këtyre zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë një objektiv i imponuar, për t’i dhënë sovranitetin parlamentit dhe mandateve legjitime të qeverisë së vendit.
4-Të distancohet nga çdo rrugë dhe përpjekje për ti imponuar Partisë Socialiste, opozitës në tërësi dhe opinionit publik miratimin pa kusht të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë dhe të nxisë komunikimin intensive të forcës politike më të madhe në vend, me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për gjendjen kritike të demokracisë në vend.
5-Të afirmojë vullnetin e palëkundur të Partisë Socialiste për të bërë deri në fund transparencën e procesit zgjedhor me të gjithë instrumentat ligjor dhe kushtetues, të shpreh predisopozitën e plotë të PS-së për të përdorur të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të kërkuar në Kuvend hetimin administrative të manipulimeve të ndodhura në zgjedhjet e 28 qershorit. Shprehim angazhimin tonë të plotë për një opozitë pa kompromis ndaj një qeverie pa mandat.
Diskutimet “Pro” Ramës
Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Socialiste Ledi Shamku gjatë fjalës së saj në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare tha se zgjedhjet janë manipuluar në mënyrë të rëndë, dhe se Partia Socialiste duhet të bojkotojë parlamentin e ardhshëm.
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Artan Lame gjatë fjalës së tij ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të kryesisë së PS-së, si akt i cili sipas tij shpreh përgjegjësinë që ata duhet të marrin për rezultatin që arriti PS-ja në zgjedhjet e 28 qershorit. Ish-deputeti i PS-së Ndriçim Hysa deklaroi se kryetari i Partisë Socialiste është i gatshëm të respektojë statutin e PS-së, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pasi PS-ja nuk arriti të fitonte zgjedhjet e 28 qershorit. Por sipas Hysës gara për kreun e PS-së është e hapur dhe Ramës nuk duhet ti mohohet e drejta e rikandidimit. Deputeti socialist Erjon Braçe i ka cilësuar të qeta zhvillimet e Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa theksoi se çdo anëtar i asamblesë është i lirë të shprehë mendimin e tij për qëndrimin që do të mbahet për zgjedhjet. Brace ka bërë të ditur për se përkrah rezolutën e paraqitur nga kreu socialist për mos njohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit duke e argumentuar qëndrimin e tij me faktin se vullneti i shqiptarëve është deformuar dhe zgjedhjet nuk kanë qënë të lira. Sipas Braçes besimi për Ramën në krye të PS-së duhet të rikonfirmohet, ndësa pjesëmarrja në kuvendin e ri është e nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Sipas Pandeli Majkos bisedimet e asamblesë po ecin me ritme normale, ndërkohë që ka pohuar se përkrah rezolutën e paraqitur nga kreu i PS-së Edi Rama. “Shpreha mendimin në Asamble, preferoj rezolutën e propozuar nga Rama pasi ka të bëjë me faktin e qëndrimit politik të Partisë Socialiste me zgjedhjet e 28 qershorit. Elementët e tjerë i takojnë kongresit të PS-së” theksoi Majko.
Diskutimet kundër Ramës
Anëtari i kryesisë së PS-së Ben Blushi gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka kërkuar që Partia Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Sipas Blushit, është e pafalshme që Partia Socialiste të bojkotojë parlamentin. Blushi ka theksuar se Rama duhet të marrë përgjegjësinë për humbjen e PS-së. Ai ka bërë edhe një analizë të situave që sollën humbjen e PS-së. Blushi renditi mungesën e programit, acarimin e marrëdhënieve me Lëvizjen Socialiste për Integrim, formimin e një koalicioni të vogël dhe joefiçent, si dhe personalizimin e fushatës elektorale nga ana e kryetarit Edi Rama. Këto çështje janë shtruar gjithashtu edhe nga mbështetës të tjerë të rezolutës së propozuar nga Blushi, si Rajmonda Stefa, Eva Allushi, Luan Hajdaraga etj. Ndërkohë deputeti tjetër Arben Malaj tha se PS nuk mund të mungojë në procesin e integrimit të vendit. Malaj theksoi se PS duhet të ketë rol të madh në parlament. Ai tha se është e vërtet se socialistët nuk arritën dot të krijojnë maxhorancë, por nga ana tjetër ata duhet të respektojnë votën që u kanë dhënë shqiptarët, duke mos bojkotuar institucionet.
29 Korrik 2009