Asambleja i rrëzon rezolutën, Shtylla sulmon SHBA-në
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 22 tetor 1963 – Organizata e Kombeve të Bashkuara i mbylli edhe një herë tjetër derën anëtarësimit të Kinës Komuniste ditën e hënë. Ky votim përbënte një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në qëllimin e vjetër të saj për të mbajtur Pekinin jashtë organizatës botërore. Me një rezultat 57-41 dhe 12 abstenime, Asambleja që përbëhet nga 111 shtete rrëzoi propozimin shqiptaro-kamboxhian për të pranuar kinezët e kuq dhe përjashtuar nacionalistët tajvanezë. Ministri i Jashtëm shqiptar, zoti Behar shtylla mbajti një fjalim në momentin e fundit të punimeve të Asamblesë, sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara. Ai e akuzoi Amerikën se po përdorte vendin e mbajtur nga Tajvani në OKB si bazë agresioni ndaj Kinës dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara “duhet ti japin fund lojës me zjarrin dhe të tërhiqen nga mbështetja tek alternativa e Tajvanit”. Etiopia ishte i vetmi vend që nuk ishte i pranishëm në Asamble. Vitin e shkuar votimi ishte po kaq i ekuilibruar (57-41) me të njëjtin numër abstenimesh. Këtë vit ka pasur një ndryshim qëndrimesh, por asgjë për të treguar një drejtim të veçantë. Kjo ishte hera e 14 që Asambleja votonte propozimin për pranimin e Kinës në OKB. Adlai E. Stivenson, kryedelegati amerikan në organizatë, i tha një gazetari se Shtetet e Bashkuara “ishin shumë të kënaqura nga votimi, i cili hodhi edhe një herë tjetër poshtë pranimin e Kinës ashtu siç kishte ndodhur dhe një vit më parë. “Kjo tregon se është pikëpamja e fortë e Asamblesë së Përgjithshme që nacionalistët tajvanezë të mos përjashtohen dhe vendin e tyre ta zërë Kina”, - i tha Stivenson gazetarit. Liu Çieh, ambasadori i Tajvanit në OKB u shpreh: “Ne jemi shumë të kënaqur”. Britania, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia ishin mes votave “pro” si përherë, së bashku me shumë vende aziatiko-afrikane. India, e cila dikur ishte një përkrahëse e pozicionit të Kinës përpara luftës për kufijtë, votoi “pro”, por delegacioni i saj qëndroi në heshtje gjatë debatit në fjalë. Qiproja, Malajzia dhe Togoja nga abstenimi i një viti më parë, votuan “kundër”, ndërsa Mauritania (kishte votuar “kundër”) votoi “pro”. Jemeni votoi gjithashtu “pro”, ndërsa Sierra Leone iu bashkëngjit grupit të abstenueseve ashtu siç bëri dhe hyrja më e re e OKB-së, Kuvajti. Etiopia që mungonte vitin e shkuar, kishte votuar “pro”. Debati i këtij viti ishte disi i pazakontë me Shqipërinë, e cila bënte më shumë presion që Kina Komuniste të fitonte vendin e saj se sa Bashkimi Sovjetik. Tirana është një mbështetëse e Kinës së Kuqe në mosmarrëveshjet e fundit mes Moskës dhe Pekinit, ndërsa dorëzoi dhe një rezolutë zyrtare për pranimin e Kinës në OKB, së cilës më vonë iu bashkëngjit dhe Kamboxhia. I çuditshëm është fakti se asnjë vend tjetër komunist nuk mbështeti direkt rezolutën shqiptare përveç Kamboxhias, ndërsa Bashkimi Sovjetik, i cili bëri thirrje për miratimin e saj, u frenua për shkak të ndonjë sulmi të Luftës së Ftohtë nga Shtetet e Bashkuara, siç ka ndodhur në vitet e shkuara. Kjo është hera e parë që është Shqipëria dhe jo Rusia ajo që merr iniciativën, ndryshe nga vitet e shkuara. Megjithatë, debati i ndarjes ideologjike kino-sovjetike nuk është përmendur ende haptazi. Delegatët, të cilët nuk kanë marrë asnjë pozicionim dhe folën hapur “pro” rezolutës shqiptare, përgjithësisht i mbështetën argumentet e tyre mbi parimin e “universalitetit”, duke thënë se OKB-ja duhet të njohë realitetin se Pekini arrin të qeverisë me efektshmëri 600 milionë njerëz.
Përsëritet vit pas viti
Me sa duket, tashmë është shndërruar në një traditë që çdo vjeshtë të luhet një dramë e tillë në OKB, e cila tashmë duket sikur vihet në skenë për inerci dhe jo për të arritur rezultate të prekshme. Kina që shpresonte me çdo kusht që të bëhej pjesë e familjes së madhe të shteteve u pengua edhe një herë tjetër me argumentet e përhershme. Ndoshta e vetmja risi e këtij viti mund të quhet interesi i shfaqur nga 50 shtete për të ashtuquajturën “politika e dy Kinave”. Sipas kësaj politike, si nacionalistët tajvanezë, ashtu edhe komunistët kinezë, do të kenë vendet e tyre në OKB. Gjatë një momenti të debatit, Tunizia kërkoi që një propozim i tillë të votohej i ndarë (përjashtimi i Tajvanit dhe pranimi i Kinës). Kjo do ti kishte hapur rrugën pranimit të rezolutës së përfaqësimit të dyfishtë. Megjithatë, me kërkesë të Algjerisë, Tunizia e tërhoqi kërkesën, sepse një mocion i tillë do ta zgjaste debatin në një kohë pothuajse të papërcaktuar. Një nga pengesat e një rezolute të tillë është se kush do ta marrë vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për sa kohë të zgjidhet një problem i tillë, ka shumë pak mundësi që “politika e dy Kinave” të pranohet. Ndoshta përfundimisht as Kina mund të mos ulet në Këshillin e Sigurimit. Një gjë është e sigurt. Çështja e pranimit të Pekinit do të shfaqet vazhdimisht. Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të vendosura për ta mbajtur Kinën jashtë për sa kohë ata do vazhdojnë të ndryshojnë qëndrim. Por këta të fundit kanë fituar më shumë se sa kanë humbur gjatë votimit të fundit. Kina ka fituar shumë lojtarë të tjerë në fushë. Anëtarët e Kombeve të Bashkuara supozohet që të jenë “paqedashës”. Por një gjë e tillë është utopike për tu pranuar. Ata janë shprehur “pro” paqes vetëm në momentin kur janë pranuar në organizatë. Askush nuk fliste pro politikës agresive të Kinës si e vetmja rrugëzgjidhje për problemet e saj, pasi shumë rrallë ndodh që një klub të pranojë persona, të cilët premtojnë se do të thyejnë rregullat e tij. Prandaj kjo situatë pritet të përcillet dhe për shumë kohë në sallën e mermertë të Asamblesë.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010