KRIZA FINANCIARE Ministri i Financave: “Nuk do të kërkojmë ndihmë nga BE dhe FMN”
Autori i Lajmit: Redaksia
Athina zyrtare ka forcuar edhe më shumë zërat për tërheqjen nga plani për ofrim ndihme nga BE dhe FMN. Edhe pas kërcënimeve dhe kërkesave të investitorëve dhe bankave greke, ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu, deklaron se Greqia nuk ka ndërmend ti drejtohet planit rezervë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza e borxhit. Nga ana tjetër, Papakonstantinu e cilësoi planin një mjet të rëndësishëm sigurie dhe u shpreh se zyrtarët po përpunojnë hollësitë lidhur me funksionimin e planit të shpëtimit. Greqia është përpjekur tu japë sigurime investitorëve se masat e saj të fundit për shkurtime do ta lejojnë vendin të paguajë borxhin prej 70 miliardë dollarësh. Greqia duhet të ketë gati fonde prej 15 miliardë dollarësh deri në fund të muajit maj, por nervozizmi i investitorëve ka bërë që kostoja e huave të arrijë nivele rekord.
Papandreu
Zyrtarët grekë nga Athina njoftojnë se kryeministri vendas, Jorgo Papandreu, ka pasur disa telefonata me liderët e tjerë të BE-së. Të njëjtat burime njoftojnë se shefat e Unionit diskutuan me kreun e ekzekutivit helen mbi situatën ekonomike në Evropë dhe iniciativat e përbashkëta për sa i përket tregut, sidomos atij të eurozonës. Në njoftim thuhet gjithashtu se në bisedimet e shkurtra telefonike nuk u diskutua dhe as nuk u kërkua prej Papandreut aktivizimi dhe vënia në punë e një mekanizmi ndihme BE-FMN për Greqinë. Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni dhe ai i Francës, Nikola Sarkozi, kanë shprehur mbështetje për Greqinë për të dalë nga kriza. Ata janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë shtetin helen që në momentin që ai do të kërkojë ndihmë. Edhe pas deklaratave të krerëve të dy shteteve të mëdha, sërish Athina zyrtare ka dalë me një version negativ për tërheqjen e ndihmës.
Kërcënimet
Një ditë më parë investitorët i ka kanë kërkuar urgjentisht qeverisë që të kërkojë ndihmë financiare nga FMN dhe Bashkimi Evropian. Thirrjet janë shtuar pasi investitorët kanë humbur besimin në tregjet financiare këtë javë. Një prej kompanive, “Investek”, ka thënë dje se tashmë është koha që Greqia të ketë ca para në tryezë dhe për këtë janë dy opsione sipas kreut të kësaj kompanie, paketa nga BE dhe FMN ose ristrukturimi i borxheve të organizuara. Një paketë e tillë shpëtimi duhet të paraqitet deri në fund të muajit maj, pasi situata në tregje është e destabilizuar thonë investitorët. Muajin e shkuar BE dhe FMN njoftuan për dhënien e një pakete prej 22 miliardë dollarësh për të ndihmuar Greqinë, por kjo nëse Greqia nuk i rrit dot fondet e duhura për të përballuar situatën e rëndë të deficitit buxhetor. Qeveria greke ka shmangur deri më tani kërkesën për këto fonde të BE dhe FMN. Një ditë më parë, katër bankat më të mëdha në vend kërkuan ndihmën e qeverisë duke shkaktuar frikë mes investitorëve. Megjithatë, ministri grek i Financave u mundua të qetësonte investitorët duke thënë se bankat kishin kërkuar një fond emergjence thjesht si masë parandaluese.
Dy fëmijë dhurojnë kursimet për të dalë nga kriza
Dy fëmijë kanë dhuruar kursimet e tyre si një ndihmë për shlyerjen e borxhit të stërmadh të Greqisë. Ata janë ftuar të premten në Parlament nga kryetari i Parlamentit, Filipos Petsalnikos, i cili i falënderoi për këtë gjest të lartë qytetarie. Tetëvjeçari Nikolas dhe gjashtëvjeçari George, të cilët jetojnë në lagjet periferike të Athinës, thanë se ishin shqetësuar për situatën e krijuar në vend, pasi kishin dëgjuar gjyshen të fliste për këtë gjë, por sidomos kur dëgjuan në lajme që politikanët gjermanë kishin sugjeruar që Greqia të përfitonte nga ishujt e saj të shumtë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për shlyerjen e borxhit. "Ne morëm kursimet tona të pakta dhe i vendosëm në bankë, pasi nuk duam që ishujt tanë të shiten", - tha tetëvjeçari Nikolas. Ai iu referua një lajmi të bërë të ditur në mars kur dy anëtarë të Parlamentit gjerman, pjesëtarë të koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë, kryesuar nga Merkel, thanë se Greqia duhej ta merrte në konsideratë idenë e shitjes së ishujve si një prej mundësive për shlyerjen e borxhit. Shuma e dhuruar nga djemtë e vegjël, e cila nuk i kalon 20 euro, shkon në një llogari të posaçme bankare të krijuar nga Parlamenti grek si pjesë e një fondi kombëtar për dhurime që synojnë të ndihmojnë qeverinë të përballojë krizën financiare.
Kriza, emigrantët shqiptarë braktisin Greqinë
Kriza e vitit të fundit ishte “shuplakë”e madhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, kryesisht për ata që punojnë në fushën e ndërtimit. Sipas informacioneve, dhjetëra familje shpërngulen nga Greqia për arsye ekonomike. ”Nuk kemi para të paguajmë qiranë, nuk përballojmë dot shpenzimet e fëmijëve në kurset e gjuhëve të huaja, kursejmë në maksimum dhe sërish nuk mundemi të mbijetojmë”, -shprehen disa emigrantë në qendër të Athinës. Sheshi Omonia dikur mbushej në orët e pasdites ku emigrantët shqiptarë lexonin dhe blinin gazetat, tashmë gjenden aty gjithë ditën duke i dhënë kurajo njeri- tjetrit. Pesimizmi për punë i ka sjellë në gjendje të rëndë psikologjike. Njëri prej tyre na solli një shembull të hidhur, atë të “Franc telecom”, ku janë vetëvrarë më shumë se 30 punonjës pas pezullimit nga puna në vitin 2009. “Katër muaj kam pa paguar qiranë thekson një tjetër emigrant, as nuk bëhet fjalë ta paguaj, pasi nuk kam punuar që prej 7 muajsh”. Nga ana e politikës shqiptare që bën fjalë për rritje të ekonomisë në vend, akoma nuk ka një deklaratë për të mbështetur emigrantët.
“Fitch”: “Greqia nuk mund të shlyejë dot borxhet”
Kompania e njohur ndërkombëtare e vlerësimit financiar “Fitch” ka ulur dje “notën” për aftësinë e ekonomisë së Greqisë që të mund të shlyejë borxhet voluminoze që po merr në bursat kryesore të botës. Madje, ka parashikuar edhe se vlerësimi në të ardhmen e afërt ka mundësi të ulet më tej. Sipas njoftimeve të agjencive të lajmeve, dje “Fitch” e uli nivelin e vlerësimit “sovereign” të fqinjit tonë jugor, duke e kaluar nga BB+ në BB-. Ky është niveli më i ulët që mund të lejojë një kreditim pa pasoja të qeverisë apo bankës qendrore. Ulja e vlerësimit, sqaron kompania “pasqyron intensifikimin e sfidave fiskale, në përgjigje të perspektivave më pak të favorshme për rritjen ekonomike dhe rritjen e kostos së shërbimit të borxhit. Ajo pasqyron gjithashtu, pasigurinë aktuale lidhur me strategjinë qeveritare të financimit, në kontekstin e një luhatjeje të shtuar të tregut të kapitaleve”. Greqia është përpjekur tu japë sigurinë investitorëve se masat e saj të fundit për shkurtime do ta lejojnë vendin të paguajë borxhin prej 70 miliardë dollarësh. Greqia duhet të ketë gati fonde prej 15 miliardë dollarësh deri në fund të muajit maj, si pasojë e shitjes masive të bonove, por nervozizmi i investitorëve ka bërë që kostoja e huave të arrijë nivele rekord.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010