Ish-kryeministri malajzian: “Miqësia e vendit tim me Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Eni Vasili
Ish- kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili, flet mbi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të tij të mëtejshëm. Ai rrëfen mbi përvojën e tij personale si kryeministër që e ka shndërruar vendin e tij në një fuqi rajonale dhe me ndikim. Mahathir tregon edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me Shqipërinë si dhe për përpjekjet e tij, për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Malajzia.
Së pari, doja të dija cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri?
Kam ardhur në Shqipëri, sepse mora një ftesë nga kryeministri Berisha. Ai është një mik i vjetër. Jam kurioz të di për progresin që Shqipëria ka bërë pas vitit 1994, kur unë bëra vizitën time të fundit në Shqipëri.
Ju e keni drejtuar Malajzinë për 22 vite me radhë si kryeministër. Ku qëndron modeli juaj?
Unë kam drejtuar një vend demokratik, ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin drejtuesit e tyre. Nëse duan të zgjedhin të njëjtin drejtues për 5 mandate radhazi, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Për mua është një fat që munda ti fitoja të gjitha zgjedhjet gjatë kohës që isha drejtuesi i partisë sime… pra, për 22 vjet.
Ju njiheni si autori i zhvillimit malajzian dhe ndërtimit të Malajzisë moderne. Pyetja konsiston pikërisht këtu… Cili është modeli juaj? Si e arritët këtë?
Ne kemi parë vendet e tjera të botës, kemi parë vendet e Lindjes, Japoninë dhe Korenë e Jugut, dy vende të cilat u zhvilluan shumë shpejt pas luftës së fundit. Menduam se mënyra e tyre e të vepruarit ishte e saktë duke qenë se ata po përparonin me ritme mjaft të shpejta. Pra, ndoqëm shembullin e Japonisë dhe Koresë së Jugut… pra, pamë drejt Lindjes për të gjetur një model për drejtimin e Malajzisë.
Ju njiheni si autori i zhvillimit të Malajzisë moderne dhe i zhvillimit teknologjik të Malajzisë dhe keni qenë zëdhënësi i këtij zhvillimi… Kujt ia keni lënë detyrën sot në Malajzi dhe a po e bëjnë siç duhet?
Nuk më vjen mirë ta them, por pasuesi im mori një drejtim tjetër dhe për 5 vjet vendi ynë nuk pati zhvillim. Pastaj, ai u detyrua të largohej nga posti dhe tani ne kemi një tjetër kryeministër. Kryeministri aktual po bën të pamundurën për të rimëkëmbur ekonominë e vendit dhe për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm.
Sa e shikoni të lidhur zhvillimin ekonomik me edukimin?
Mendoj se sot ekziston një marrëdhënie mjaft e ngushtë mes arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Arsimimi i ndihmon njerëzit të kuptojnë procesin e zhvillimit ekonomik dhe të planifikojnë si ta drejtojnë ekonominë e vendit të tyre. Pra, do të thosha se arsimimi dhe zhvillimi ekonomik janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Sa e njihni ju Shqipërinë dhe çfarë mendoni për zhvillimin e saj ekonomik dhe politik?
Unë e kam njohur Shqipërinë kohë më parë… Kam ardhur këtu në vitin 1993 dhe në 1994… pastaj, vendi juaj ndërroi qeverinë… Në atë kohë, gjendja në Shqipëri ishte mjaft e ndërlikuar dhe për këtë arsye interesi ynë për Shqipërinë nuk ishte i madh. Por tani shohim që Shqipëria është bërë një vend i qëndrueshëm. Ajo është zhvilluar dhe ne e mirëpresim kthimin e kryeministrit Sali Berisha në pushtet.
Cilat janë mundësitë e bashkëpunimit mes Malajzisë dhe Shqipërisë?
Fillimisht, ne jemi të interesuar të kemi një bashkëpunim tregtar. Malajzia është një vend tregtar, i cili bën tregti me të gjitha vendet e botës dhe sigurisht duam ta bëjmë këtë edhe me Shqipërinë. Gjithashtu, duam të investojmë në Shqipëri. Duam të bashkëpunojmë me Shqipërinë në mënyrë që ajo të ketë një zhvillim ekonomik të mëtejshëm.
Cili ka qenë sekreti i jetëgjatësisë suaj si kryeministër, i suksesit tuaj dhe i faktit që jeni një ndër personazhet më të rëndësishëm të rajonit dhe më karizmatikë në të gjithë botën?
Mendoj se politikanët duhet të shqetësohen për mirëqenien e njerëzve dhe për zhvillimin e tyre. Nëse ti shqetësohesh vërtet për njerëzit e vendit tënd, nëse punon për ta dhe jo për vete, mendoj se do të jesh një politikan mjaft i zoti dhe do të marrësh vazhdimisht votat e popullit tënd.
Në intervistat që kam lexuar këto ditë, para se ju të mbërrinit në Tiranë, kam parë që ju e keni cilësuar krizën e vitit 1997 si momentin më të vështirë të karrierës suaj politike. Si e kujtoni ju atë?
Gjatë këtij viti vlera e monedhës sonë pësoi një ulje të ndjeshme. Nëse vlera e monedhës së një vendi bie, atëherë ai vend varfërohet. Kjo gjë ndodhi edhe me ne. Nëse do të lejojmë që kjo të ndodhë sërish, do të bëhemi sërish një vend i varfër, ndaj na u desh të bënim diçka për të parandaluar rënien e vlerës së monedhës sonë.
Do të kishit vepruar ndryshe sot?
Sigurisht. Sot situata është ndryshe, por nëse Malajzia do të përballej me të njëjtin problem, duhet të mendojmë për mënyrën më të mirë për zgjidhjen e kësaj krize.
Cili është koncepti i zhvillimit të sotëm të Malajzisë?
Sot, vendi ynë është përqëndruar sërish në zhvillimin ekonomik. Kryeministri i ri ka deklaruar se dëshiron të shtojë të ardhurat e njerëzve. Pra, nuk duam thjesht të kemi një zhvillim ekonomik, por gjithashtu duam të shtojmë të ardhurat e banorëve të Malajzisë në mënyrë që ata të kenë një standard më të mirë jetese.
Si i gjykojnë sot historianët dy dekadat tuaja si kryeministër i Malajzisë?
Nuk e di me siguri, por, me sa duket, ata ma atribuojnë mua zhvillimin e Malazisë, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Unë kam vazhduar punën e nisur nga kryeministri i parë. E vetmja gjë që kam bërë është përshpejtimi i këtij procesi.
Përveç zhvillimit të saj ekonomik, në bazën e zhvillimit të saj, Malajzia ka edhe një kompromis të madh etnik. Si qëndron kjo sot?
Ky problem ka ekzistuar gjithmonë në vendin tonë. Banorët e Malajzisë u përkasin tri grupeve të ndryshme etnike dhe ata ndryshojnë nga njëri-tjetri jo vetëm për sa i përket aspektit etnik, por edhe për sa i përket fesë, kulturës, gjuhës. Ne ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri dhe do të thosha se është shumë e vështirë që tre popuj të ndryshëm të bashkëpunojnë. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve ne kemi mundur të jetojnë dhe të punojmë mjaft mirë së bashku. Por sigurisht do të ketë gjithmonë pakënaqësi nga ekstremistët e të tri grupeve etnike.
A ka një gjë që ju shqetëson sot më shumë se të tjerat në zhvillimet globale në botë?
Do të thosha sistemi financiar ndërkombëtar, sistemi bankar ndërkombëtar, shkaqet e krizës aktuale, sepse ato mund të abuzohen mjaft lehtë. Eshtë pikërisht abuzimi masiv i sistemin bankar në Amerikë ai që e ka nxitur krizën. Pra, nëse ata duan që gjendja të përmirësohet, ata duhet të ndryshojnë sistemin e tyre financiar dhe atë bankar. Në këtë mënyrë ata nuk do të jenë objekt i abuzimeve. Mendoj se qeveria duhet të ketë më shumë kontroll mbi situatën, dhe nuk duhet të lërë gjithçka në dorën e tregut.
Pra, qeveritë nuk po reagojnë siç duhet ndaj kësaj krize?
Mendoj se qeveritarët evropianë dhe ata amerikanë nuk duan të pranojnë që ky sistem ka dështuar. Kriza është pasojë e dështimit të sistemit qeverisës dhe për aq kohë sa nuk do ta ndryshojnë apo nuk do ta përmirësojnë sistemin, ata nuk do të mund të rimëkëmben.
Mendoni se mjafton krijimi i një sistemi tjetër bankar për të kthyer ekuilibrin?
Po, unë mendoj kështu. Mendoj se ka elemente të sistemit ekonomik, të cilat duhet të studiohen dhe të rishikohen. Vetëm kështu mund të japim kontributin tonë për ta përmirësuar situatën.
A po programoni një vizitë tjetër në Shqipëri?
Kjo do të varet nga mundësitë që do të kem. Do të doja ti ndihmoja biznesmenët malajzianë të vinin në Shqipëri në mënyrë që ata të shihnin dinamikën e ekonomisë shqiptare.
Faleminderit për intervistën dhe kohën që na kushtuat!
Intervistoi: Eni Vasili
Mohamad: “Kosova dhe padrejtësitë e Fuqive të Mëdha më 1900”
Ish-kryeministri i Malajzisë, ka ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tij pro pavarësisë së Kosovës, duke premtuar mbështetje dhe propagandë që shtete të tjera ta vazhdojnë njohjen. “Zakonisht ne nuk i mbështesim lëvizjet separatiste, por mendojmë se problemi vjen nga ndasitë që ekzistojnë në këto pjesë të Ballkanit. Këto shtete nuk e respektojnë historinë e rajonit dhe të grupeve etnike që popullojnë këtë rajon. Shumë shqiptarë janë shpërndarë në shtete të ndryshme, dhe sigurisht ky fakt krijon shumë probleme, sepse shqiptarët duan të jenë pjesë e Shqipërisë. Fuqitë e mëdha të viteve 1900 e ndanë këtë vend në shtete, të cilat nuk janë ndarë në bazë të përkatësisë etnike”,- u shpreh ish-kryeministri i Malajzisë. “Mendoj se Kosova, shqiptarët e Kosovës, Shqipëria dhe Malajzia mund të japin ndihmën e tyre për ta shpjeguar këtë situatë. Ka shumë njerëz që kanë problemet e tyre të brendshme dhe ata nuk duan që një pjesë e vendit të tyre të veçohet dhe të krijojë një shtet të ri. Për shkak të kësaj frike, ata nuk mund të mbështesin ndasi të tjera në vende të tjera”, - iu përgjigj Mohamad pyetjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e tjera.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010