E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detajet e Darkës së Obamës në Pragë

Autori i Lajmit: Redaksia

Pragë – Cila është ajo gjë që presidenti amerikan, Barak Obama, dhe krerët e tjerë të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore mund të bien dakord? Pula. Stafi i Obamës dhe i 11 liderëve që ai kishte ftuar për një darkë në Republikën Çeke ditën e enjte zbuloi se pula ishte e vetmi ushqim dietik, por dhe preferencë personale e të gjithë presidentëve dhe kryeministrave të tjerë në listën e të ftuarve. Më herët gjatë së enjtes, Obama shijoi një biftek tradicional vendas me kërpudha, buçkan, supë me kungull, dhe akullore me lëng frutash. Doktorët i kanë paralajmëruar shpesh çekët që të kenë kujdes me kuzhinën e tyre të yndyrshme për shkak se në gjakun e presidentit amerikan është diagnostikuar nivel i lartë kolesteroli këtë vit. Një nga liderët e ftuar nga Obama erdhi në darkë me një dhuratë speciale: më shumë trupa në Afganistan. Presidenti rumun, Trajan Basesku, lajmëroi më herët gjatë ditës se vendi i tij do të shtonte numrin e ushtarëve në Afganistan në 1800 deri në shtator (aktualisht ka 1072). Edhe pse ushtarët e tjerë nuk është se bëjnë ndonjë diferencë shumë të madhe në terren, ky vendim vjen në momentin e duhur për presidentin amerikan. SHBA-ja është duke shtuar numrin e ushtarëve që shërbejnë në Afganistan për të shtypur kryengritjen e terroristëve talebanë. Në të njëjtën kohë, aleatë si Kanadaja dhe Holanda po mendojnë të tërheqin trupat pas luftimeve 8-vjeçare. Sot në Afganistan amerikanët kanë 87 mijë trupa, ndërsa deri në verë ky numër parashikohet të shkojë në 100 mijë. 12 muaj më parë, një turmë prej 20 mijë personash përshëndeti presidentin Obama, ndërsa ky shpaloste vizionin e tij për çarmatosjen bërthamore në sheshin kryesor të Pragës. Por ku ai u kthye atje ditën e enjte për të firmosur marrëveshjen e re me presidentin rus, Dimitri Medvedev, nuk kishte asnjë person që të brohoriste për të. Ku ishin përkrahësit e tij? Të vetmit që ishin mbledhur në shesh ishin turistët që vizitonin vendet historike të kryeqytetit çek. Vitin e shkuar, presidenti Obama bëri një ndalesë në Pragë gjatë një turi evropian. Ai u kthye ditën e premte në SHBA pas firmosjes së marrëveshjes START 2, bisedimeve me Medvedevin, darkës me anëtaret e reja të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por dhe takimet me presidentin dhe kryeministrin vendas. “Unë besoj se vendimi përfundimtar bën fjalë për ndërhyrjen ose jo në një vend tjetër, dhe kjo do të ndodhë pavarësisht çdo marrëveshjeje”, - thotë biznesmeni Martin Bistrai për gazetën “The Prague Post”. “Nëse dikush do të qëllojë dikë, atë do ta bëjnë veçanërisht rusët”, - tha ai duke reflektuar dyshimet tradicionale të Moskës për një pjesë të botës që dikur ka qenë pjesë e orbitës së Kremlinit për pothuajse gjysmë shekulli. Elton Iljazi, 27 vjeç, një shqiptar që jeton në Pragë tha: “Unë jam 27 vjeç dhe kam dalë në rrugë që në moshën 14–vjeçare”. Ai punon si shpërndarës broshurash. As Obama dhe as Medvedevi nuk ndikojnë në jetën time apo më ndihmojnë në një farë mënyre”, - shtoi më tej shqiptari.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›